Gjendja jo e mirë që po kalon Arsenali në këto momente ka bërë që Jose Mourinho të shikohet si shpëtimtari i vetëm.
Mesa duket tranjeri do të rikthehet sërish të drejtojë një ekip dhe mendohet të jetë Arsenali, por që zyrtarizimi pritet të bëhet së shpejti.
Në 9 ndeshjet e fundit, “Topçinjtë” kanë fituar vetëm 2 sfida dhe pikërisht këto rezultate e vënë në rrezik pozicionin e Unai Emeri, në stolin e ekipit anglez.
Pikërisht për shkak të këtij momenti që po kalon ekipi, drejtuesit po mendojnë për ndërrimin e trajnerit. Sipas mediave angleze, Mourinho do jetë pasuesi i tij.
Madje thuhet se ditën e djeshme ka pasur një takim midis drejtuesve të Arsenalit dhe Murinhos, ku është diskutuar për të marrë drejtimin e klubit.