Thuhet se çdo grua rrethohet nga misteri. Po për burrat? Ata gjithashtu kanë sekrete që ne as nuk na shkojnë në mend.
Ja se për çfarë e kemi fjalën:
- “Dashurojmë femrat që kanë besim në vetvete!”
Puna është se meshkujt i perceptojnë gratë ashtu siç perceptojnë veten. Kjo është arsyeja pse një burrë preferon të zgjedhë një vajzë karizmatike, por me forma të bukura kundrejt një femre me trup modeleje por me pak besim në vetvete.
Duket e vështirë të besohet, por vetëbesimi e bën një grua shumë më tërheqëse fizikisht.
- “Mënyra se si dukeni është shumë e rëndësishme për ne!”
Meshkujt nuk janë të interesuar nëse të dashurat e tyre vishen sipas modës apo jo. Secili prej tyre dëshiron të shohë gruan që ai do në një stil “e zgjuar dhe seksi”, ku imazhi i saj është elegant dhe seksi, por jo vulgar.
Mos harroni se meshkujt dashurojnë edhe me sy.
- “Nuk ia kam idenë si ta bëj!”
“Të qenit një mashkull” në sytë e një gruaje është shumë e rëndësishme për ta. Kjo është arsyeja pse burrat marrin përsipër çfarëdo lloj pune, edhe nëse nuk janë të sigurt se do t’ia dalin.
Ata duhet të jenë të fortë dhe të mençur para zonjës së tyre, pavarësisht nëse nuk ia kanë idenë se si të riparojnë një tharëse flokësh.
- “Hutohemi kur femrat na bëjnë pyetje të ndërlikuara!”
Gratë duan të bëjnë pyetje të tilla si: “A jam e shëndoshë?” duke bërë një fytyrë të trishtuar duke mbajtur gjithsesi një vështrim të nxehtë. Meshkujt nuk mund ta shprehin me fjalë se sa në siklet i vënë pyetje të tilla.
Nëse një fustan e bën një femër të duket më e madhe në moshë, mashkulli do ta vërë re, por do të vazhdojë të përgjigjet me një kompliment, duke menduar se atë ajo po kërkon.
- “Nuk mund ta përballojmë dot!”
Meshkujt janë gjithmonë në konkurrencë me njëri-tjetrin dhe ky nuk është një sekret. Edhe duke pirë në një bar, ata e krahasojnë veten me miqtë e tyre dhe urrejnë të pranojnë dështimet.
Një mashkull nuk mund t’i tregojë të dashurës së tij që nuk mund të përballojë diçka.
- “Jemi xhelozë!”
Burrat nuk janë ata që i shprehin hapur ndjenjat e tyre dhe kur njëri prej tyre e sheh të dashurën e tij duke flirtuar me një djalë tjetër, ai nuk do të shfaqë asnjë lloj emocioni.
Na besoni, megjithatë, nga brenda ai është duke u mbytur me një numër të madh emocionesh.
- “Më pëlqen motra/shoqja jote!”
Kjo është e thjeshtë: nëse mendoni se shoqja ose motra juaj është shumë tërheqëse, mashkullit që keni në krah nuk i ka shpëtuar një cilësi e tillë.
Ai do ta pëlqejë atë dhe ai do të mendojë për të, edhe pse ai kurrë nuk do ta thotë me zë të lartë, sigurisht. Është budallallëk të mendosh se dashuria juaj e bën atë të verbër kundrejt vajzave të tjera.
- “Edhe ne ju vëzhgojmë!”
Zonja, nëse një mashkull ju fton në një restorant, mos nxitoni të zgjidhni një veshje dasme. Flirtimi i lehtë, shakatë dhe buzëqeshjet janë vetëm një shenjë që ai interesohet për ju, jo se ai është i juaji për gjithë jetën tashmë.
- “Na pëlqejnë komplimentet!”
Është një traditë që komplimentet bëhen zakonisht nga burrat, por edhe ata i duan komplimentet.
Ata kanë nevojë për fjalë dashurie dhe shikime të ngrohta ashtu siç duan femrat dhe gjëra të tilla të vogla mund të ndryshojnë gjithçka.
- “Na pëlqejnë gjërat që ju pëlqejnë juve!”
Po, kjo është e vërtetë: edhe thonjtë dhe lëkura e butë janë shenja që një burrë kujdeset për veten e tij dhe grave ju pëlqen kjo gjë.
Burrat gjithashtu duan të shohin shfaqjet televizive të grave thjesht për relaks. Ata thjesht e fshehin mirë, sepse zakonisht thuhet “meshkujt nuk i kuptojnë“.
- “Edhe ne kemi frikë!”
Mashkulli nuk duhet të flasë për frikërat e tij, apo jo? Por të gjithë kanë fobitë e tyre dhe kjo është normale.
Burrat nuk do t’ju thonë se kanë frikë nga errësira apo merimangat, që të mos tregojnë dobësinë e tyre. Por jini gati ta shtypni atë insektin në dysheme me një pantofël ndërkohë që ai trembet si një fëmijë.
- “Jemi mjeshtra në fshehjen e ndjenjave!”
Kulmi i një filmi romantik që e bën çdo vajzë të shkrehë në lot mund të prekë një mashkull në të njëjtën mënyrë. Dallimi i vetëm është se ai do të thotë që po shikoni gjëra pa kuptim dhe t’i fshijë sytë fshehurazi.
- “Ne nuk largohemi pa asnjë arsye!”
Një burrë kurrë nuk do të largohet nëse ai është i interesuar. Ai nuk bën asgjë pa patur një arsye. Dhe nëse ai e lë atë femër me të cilën ndihej, ai nuk mund ta bëjë këtë menjëherë, një vajzë e tillë mban një vend të veçantë në zemrën e tij.
Ne kemi prekur vetëm disa gjëra që meshkujt kanë frikë t’i thonë me zë të lartë, por është e mjaftueshme për të kuptuar se zemra e tyre ka nevojë për dashuri po aq sa e femrave. (Super Shëndeti)