Janë të shumtë shqiptarët e larguar në Mbretërinë e Bashkuar. Historia e 18-vjeçarit shqiptar, Samet Meta ka ‘’rrëmbyer’’ zemrat e mijërave anglezëvë që kërkojnë që djaloshi të qëndrojë në këtë vend.
Midis tyre është edhe aktori anglez Joe Sims. Ai ka bërë thirrje publike që djaloshi shqiptar të fitojë të drejtën për të qenë një shtetas anglez. Po ashtu për të hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Jashtme, është firmosur një peticion me 11 mijë firma.
I riu shqiptar shkoi në Angli pasi e morrën disa kriminel. Ai la shkollën, por më pas u bë zdrukthëtar duke ndjekur kolegjin në Filton. Gjatë kohës që shkonte në këtë kolegj, ai mësoi se qeveria britanike e kishte refuzuar kërkesën e tij për mos t’u deportuar.