Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa zgjedh të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga përditshmëria e saj.
Ajo poston edhe foto artistike por edhe familjare.
Një nga fotografitë më të fundit është edhe në krah të bashkëshortit Erion Veliaj , ku shfaqen së bashku në një event në Pallatin e Brigadave.
Një komentues ka tërhequr vëmendjen ku nuk ngurron ta pyesë se pse i fshin komentet negative.
‘Pse fshin komentet negative’, shkruan ndjekësi.
Mirëpo edhe Ajola nuk është kursyer fare me përgjigjen: Sepse nuk mund te shash bashkeshortin tim ne faqen time’.