Muaji Tetor është muaji ndërkombëtar i sensibilizimit përkancerin e gjirit. Krahas aktiviteteve sensibilizuese tëorganizuara në nivel kombëtar, deputetja e Partisë Socialiste,Tatjana Piro Nurҫe, në seancën parlamentare të datës 28 Tetor2019 zgjodhi të flasë për këtë kauzë, duke u bërë thirrje të gjithagrave dhe vajzave t’i kushtojnë vëmendje e të kujdesen përshëndetin e tyre. Më poshtë fjala e deputetes Tatjana Piro Nurҫe, në parlament:
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar kolegë e kolege
Fjalën time sot, do t’ia dedikoj gruas, nënës dhe vajzës shqiptare. Qenia e gruas është një forcë e pashteruar, një vlerë për familjen, komunitetin dhe shoqërinë.
Muaji Tetor është muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit përkancerin e gjirit, një kauzë shumë e rëndësishme, e cila na prektë gjithëve.Beteja pa dyshim është e vështirë, është dhimbshme, e lodhshme, por fitorja e saj nuk është e pamundur.
Sipas statistikave, kanceri i gjirit ka ardhur në rritje në Shqipëri, ku për ҫdo vit kemi 600-650 raste të reja që diagnostikohen ngakjo sëmundje. Është e rëndësishme të evidentojmë se pasja e njëfamiljari me kancer është një sprovë dhe një kosto për të gjithëfamiljen.
Sot, ne kemi mundësuar mbulimin 100% me medikamentinHerceptinë për të qenë më pranë nevojave të familjeve tëprekura nga kjo sëmundje. Parandalimi është një hap largvendbanimit tonë, sepse përmes mamografisë së lëvizshme, qëprej vitit 2015, shërbimi ofrohet pranë komuniteteve dheqendrave të banimit, duke i krijuar mundësi ҫdo gruaje tëkontrollojë shëndetin e saj.
Si zëri i bashkëqytetarëve të mi, dua të përmend disa ngainvestimet që janë bërë në qytetin tim, në Lushnje, për Sektorine Shëndetësisë gjatë periudhës 2018-2019. Synimi i këtyreinvestimeve ka qenë t’i ofrojmë komunitetit një shërbim sa mëcilësor për qytetarët tanë.
Kështu, po përmend investimet që janë bërë në QendratShëndetësore Kolonjë dhe Grabian gjatë vitit 2018 dhe QendratShëndetësore Karbunarë, Ballagat e Krutje gjatë vitit 2019, investime këto të Ministrisë së Shëndetësisë dhe MbrojtjesSociale.
Dua të theksoj investimet për Poliklinikën Qendrore të qytetit teLushnjes, e cila është rindërtuar dhe pajisur me aparaturamoderne. 186 mijë banorë të qytetit të Lushnjes do të përfitojnëshërbim shëndetësor cilësor nga ky institucion shëndetësor. Kyështë një investim me vlerë rreth 900 mijë Euro, që u realizuanga Qeveria Zvicerane nëpërmjet projektit HAP, nëbashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe MbrojtjesSociale.
Përpos investimeve të lartpërmendura, dua të shtoj se për njëshërbim shëndetësor sa më efikas në rrethin e Lushnjes, janë tërëndësishme:
1.Rikonstruksioni total i spitalit ‘Ihsan Ҫabej’ në Lushnje.
2.Vendosja e Kabinetit të Imazherisë pranë shërbimit ambulatortë rrethit të Lushnjes.
3. Rritja e funksionimit dhe kapacitetit të laboratorit pranëshërbimit ambulator të rrethit Lushnje.
4. Pajisja me mamografi stacionare për të nxitur sensibilizimindhe diagnostikimin e hershëm të kancerit te gjirit.
Sot është 28 Tetor, fundi i një muaji kulminant i të gjithapërpjekjeve, politikave, diskutimeve që ne bëjmë në ҫdo kohë tëvitit për shëndetin e mirëqenien e ҫdo gjenerate, sepse pa dyshim të gjithë meritojmë të trajtohemi me dinjitet e të marrimshërbim shëndetësor si pjesë e programeve të projektuara përkëtë qëllim.
Prandaj unë i bëj thirrje të gjitha nënave, grave dhe vajzave t’ikushtoni fare pak kohë nga dita juaj, kontrollit të shëndetit tuaj. I bëj thirrje bashkëshortëve që të jenë një mbështetje dhenjëkohësisht nxitje për këtë proces, sepse kjo është një sfidë e përbashkët për familjen, komunitetin dhe shoqërinë e qëreflektohet me maturi e përgjegjësi tek ne si politikëbërës.
Të nderuara kolege, nëna, gra, vajza,
Ju lutem, të merrni sot një moment nga dita juaj, paraqitunipranë qendrës shëndetësore, përgjigjuni ftesës për të bërëmamografinë dhe jepini vetes një shans më shumë për të jetuar! Gruaja është gjysma e botës dhe gjysma tjetër është pjesë e edukimit të saj…