Policia e Italisë ka finalizuar me sukses një operacion të fshehtë hetimet e të cilit kanë filluar në tetor të 2018.
Në orën 22.00 ditën e djeshme kanë rënë në pranga për shpërndarje dhe trafikim lëndësh narkotike 10 shtetas.
Operacioni “Country Hide – u quajt kështu sepse të gjitha goditjet bëhëshin në zonat rurale dhe operacioni u ndoq nga komandot e Ragusës me mbështetjen e policëve të Reggio emilia.
“Gjithcka lindi nga vëzhgimi I lëvizjeve të dyshimta në fshat, shpjegoi komandanti Gabriele Gainelli. Kuptuam se shpërndarja nuk bëhej më në sheshe, por në periferi, ndërmjet serave, ku është më I vështirë vëzhgimi. Këtu liheshin edhe takimet me klientët, ndërkohe që për klientët më të rëndësishëm, droga u cohej në shtëpi”.
Raffaele Agnello, ragusan 55 vjec
Mesar Ruci, shqiptar 44 vjec
Cristian Masi, Italian 25 vjec
Fouad Jaballah, tuniz, vitlindja 1986
Abdenaur Guettache, algjerian 38 vjec
Faical Mansour, tuniz vitlindja 1977
Abderramane Beh Hassen, tuniz 41 vjec
Salem El Kalem, tuniz, 30 vjec.
Artur Liko, vitlindja 1993
Francesco Liko, vitlindja 1993
Hetimet që janë kryer që nga shkurt 2019 kur gjatë bastisjes së një vile me dy kate dhe me pishinë, dhe verandë e Raffaele Agnello, u gjet drogë dhe 6,675 euro cash. Që aty filluan edhe përgjimet. Vila është sekuestruar së bashku me paratë dhe drogën.
10 të arrestuarit shpërndanin gjithcka, nga marijuana, sekuestruar 2 kile, hashash, sekuestruar 3 kile, dhe heroinë e kokainë. U gjetën edhe produkte të fshatit, 4600 kuti specash, 200 arka patëllxhan, 250 kile kunguj dhe një sasi e konsiderueshme limonësh.
“Denoncimet e imprenditorëve lokalë erdhën në një moment të dytë, shpjegoi kapitenia Soldano, kur ne kishim filluar hetimet për shpërndarjen e drogës.
Në mënyrë të vecantë tre shqiptarët, Ruci dhe dy Likat, ishin të angazhuar me vjedhjet në aziendat locale. Detyrat I kishin të ndara, kishte nga ata që bënin inspektimet në ferma dhe identifikonin serat e mbjella nga ku shkonin natën dhe merrnin gjithcka të pashqetësuar.
Ndërkohë që droga u gjet nën shkurre afër vilës. Në operacion morën pjesë 50 forca policore.