Ditën e sotme është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave.
Pas largimit të Arlind Gjokutajt vetëm 7 muaj pas emërimit të detyrë, postin e drejtorit të Doganave do ta mbajë Gjon Bardhi.
Një nga arsyet e largimit të Gjokutajt dyshohet se është mosrealizimi i planit të të ardhurave të 9-mujorit të këtij viti.
Ndërkohë drejtori i ri Gjon Bardhi ka qenë kryetar Bashkie në Fushë-Krujë, ku i ka shpëtuar një atentati me tritol në vitin 2014.
Makina tip Benz e Bardhit, ishte e parkuar pranë një lokali në fshatin Larushk, ndërsa Bardhi ndodhej në një dasëm.
Më herët Bardhi është denoncuar dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruante se ai ishte përfshirë në kontrabandën e mallrave kinezë që hynin në Shqipëri.
DENONCIMI TE BERISHA:
Vjedhje te medha ne doganat e vendit!
Doganieri dixhital denoncon:
Rrjet kontrabande te fuqishme
te nje grupi zyrtaresh ku perfishihet drejtoresha e doganave, drejtori i kontrabandes, Mirjam Prifti, burri i drejtoreshes, biznesmene, agjensi doganore etj.
Lexoni mesazhin e tij! sb
“Pershendetje zoti Sali Berisha nga Doganieri Digital. Ne Doganat Shqiptare Drejtori i Antikontrabandes Mirjam Prifti bashke me Burrin e Belindes Blendisin edhe Kryetarin e Doganes Tirane Petrit Kociu bashke me Agjencine doganore LORI me axhentin LALAI po bejne kontrabande me mallera kineze te cilat vijne nga kina tranzit ne portin e Pireut nga ketu i.ndihmon me letra fallco THEODHORI ZBOGO ose shkurt Dhori Greku qe ka dy pashaporta ate Shqiperare edhe ate Greke. Ky zoteria ben letra fallco si certifikata origjine etj. Ne daten 14-07-2017 eshte futur nje kondinier me atlete nga Subjekti “NEITEN-CO “SHPK. Kondinieri me.numer FCU8525946 e ka ngarkuar nje shofer Aleko me targa kamioni AA745JL/ACR788 qe edhe ky ka pashaport greke per te gjithe kontrabanden qe ben Dhori bashk me Mirjam Prifti drejtorin e antikontrabandes. Kondinieri eshte bllokuar nga Shefi i departamentit GJON BARDHI i cili nuk eshte ne linjen e Burrit te Belindes Blendisit edhe Mirjamit. Kondinieri eshte me letra fallco te bera nga kryemjeshtri DHORI ose Greku sic i thone shkurt duke filluar nga certifikata e origjines etj. Po keta zoterinj kane kaluar disa kondinier me pjes elektronike , aksesuar celularesh edhe me canta,rripa,ora, atlete,celulare firmato gol. Agjencia doganore LORI me ne krye LALAIN eshte ajo qe mer persiper te gjithe kondinieret me probleme ne.doganat shqiptare nga e cila edhe 1 muaj me.pare ishit ju qe i denoncuat me numer praktike ku ai kondinier ka mare nje gjobe prej 9 milion lek te reja. Ju bej te ditur qe LALAI bashke.me DHORIN kane bere kontrabande edhe me BESMIR QEBININ ish Shefin e Departamentit te doganave shqiptare. Mirjami me Blendisin edhe Petrit Kociun kane cuar njerez ne tregun elektrik edhe tregune e medreses per tu dhene garanci tregetare qe te bejne kontraband. Ju lutem publikojeni qe te dalin te palarat e kontrabandes qe behet ne keto momente ne doganat shqiptare sidomos ditet e shtunave e kane bere si lojen e tyre perfekte kriminelet mafioz si MIRJAM PRIFTI, BLENDISI burri i BELINDES, PETRIT KOCIU e shume te tjere ne kupolen e doganave bashke me DHORIN qe ben transportin e kondiniereve edhe mushamave i.ndihmuar nga super agjenti LALAI i Agjencis doganore “LORI”. Ju pershendes DOGANIERI Digital e ju uroj nje dite te mbare.” Vjedhje dhe korrupsion e fallsifikim ne doganen e narkoshtetit Durres.
Në një denoncim të dytë, qytetari tek Berisha e denonconte Bardhin sit ë prëfshirë në kontrabandën e mallrave luksozë që u kapën në konteinerin e bllokuar në Durrës në fillim të prillit të këtij viti. Qytetari thoshte se Gjoni ka bërë presion tek punonjësit për të zhdoganuar konteinerin.
Denoncimi i dytë tek Berisha:
Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e doganierit dixhital. sb
Pershendetje zoti Doktor Berisha. Jam nje punonjes i doganes Durres qe do te lutesha shume nga ana juaj te mbetem anonim se me pushojne nga puna. Duke mare shkak edhe nga shkrimet ne media si edhe presionit qe po ushtrohet aktualisht ne keto momente nga Shefi i Departamentit ne drejtorine e pergjitheshme te Doganave nga GJON BARDHI qe Kondinieri i kapur edhe aktualisht i bllokiar me mallra kontraband firmato fallco te ardhura nga kina si Ora, Rripa, Syze, portofola edhe Atlete edhe kepuce sportive te cilat mbajne logon e markave te fuqishme boterore. Kondinieri ne fjale ndodhet i bllokuar ne ambjentet e doganes durres qe prej dates 01-04-2019 per tu zhdoganuar ne emer te subjektit ERVIS MECE me nipt L61809009A, por kondinieri ne fjale i perket shtetasit qe ju disa e keni denoncuar per futien e mallerave kontraband ARTUR DANAJ. Per te fshehur emerin e tij ka perdorur kunatin e vet ERVIS MECE. Presioni qe po behet nga GJON BARDHI eshte zakonisht i madhe sepse shefi i departamentit eshte i perfshire ne kontrabanden qe po ben ARTUR DANAJ qe gjithashtu eshte i mbrojtur nga shefi i krimit ekonomik te drejtoris MARSEL DULE. Gjon Bardhi sot ka bere mbledhie urgjente ne oren 9 duke bere presion per te derguar kondinierin drejt doganes Tirane per ta shpetuar se ka mare 50000$ kafe nga zoteria ARTUR DANAJ.