Pak ditë më parë një video bëri xhiron e internetit, në të cilën moderatorja e TV Apollonisë në Fier Marsela Topi shau live në mes të emisionit dy kameramanët pasi nuk po mbanin qetësi.
“O çuna, po pushoni o ia qif*ha ropt”, u shpreh ajo teksa kishte të ftuar dy persona në studio.
Menjëherë video u përhap me shpejtësi dhe shkaktoi mjaft reagime te ndjekësit.
Edhe vetë moderatorja ka folur pas kësaj ngjarjeje.
E ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në “Top Channel”, Marsela Topi u shpreh se është ndjerë shumë e mërzitur nga kjo histori.
Biseda:
“Je mërzitur ti nga kjo histori?”, e ka pyetur Jonida.
Marsela Topi: – Absolutisht.
Jonida Shehu: – E ndjen që je bërë e famshme përtej Fierit, përtej televizionit ku ti punon?
Marsela Topi: – Nuk kisha nevojë për këtë lloj pompoziteti, gjithsesi erdhi vetëvetiu, meqë erdhi, mirëserdhi.
Jonida Shehu: – Ata të televizionit çfarë të thanë?
Marsela Topi: – Ata më thanë që asnjë reklamë nuk është e mirë, asnjë reklamë nuk është e keqe, kështu që kaloje me sportivtet.
Jonida Shehu: -Ti vetë si u ndjeve?
Marsela Topi: Në fakt nuk e prisja që të jem realiste sepse ishte në regjistrim dhe nuk është fare në natyrën time sepse unë jam natyrë shumë serioze. Është sulm politik sepse jam një zë objektiv në një qytet socialist.