Policia rrugore ka vendosur në pranga gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, 31 drejtues mjetesh 16 prej të cilëve vetëm në Tiranë, 186 patenta të pezulluara dhe 4 624 masa administrative të vendosura për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Këto masa janë marrë me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, disiplinimin e trafikut rrugor dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen burim i aksidenteve rrugore.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Policisë Rrugore
Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, 31 drejtues mjetesh në pranga, 16 vetëm në Tiranë, 186 patenta të pezulluara dhe 4 624 masa administrative të vendosura për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, disiplinimin e trafikut rrugor dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen burim i ngjarjeve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet në ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, Policia Rrugore në zbatim të planit operacion “Tispol”, zhvilloi kontrolle të organizuara në të gjithë vendin, duke përdorur mjetet speciale për kontroll, si dragera e radarë.
Kontrollet të përqëndruara në të gjitha rrugët me risk, për kontrollin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo të papajisur me leje drejtimi, si dhe për mjetet që ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo bëjnë gara shpejtësie.
Kontroll me shërbime të kombinuara është ushtruar edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve, e atyre që nuk përdorin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe atyre që kryejnë parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
Gjatë 48 orëve që u zhvillua operacioni “Tispol”, në të gjithë vendin u arrestuan 31 drejtues mjetesh, nga këta 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Duke përdorur aparatet drager gjatë 48 orëve janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 74 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.