• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Kush e shpiku ndryshimin e orës dhe përse?

nga Fast News
6 years më parë
në Lifestyle
0
Kush e shpiku ndryshimin e orës dhe përse?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti Evropian, votoi pak ditë më parë heqjen e ndryshimit të orës nga ajo standarde në kohën verore, duke vendosur që nga viti 2021, secili vend të jetë në gjendje të zgjedhë të përdorë vetëm njërën ose tjetrën orë.

Nëse propozimi, që lindi nga një konsultim ku u pyetën në një sondazh mbi 4.6 milionë qytetarë, dhe fushata u promovuan nga disa vende të Evropës Veriore, dhe në pjesën lindore të kontinentit, do të miratohet, ndryshimi i orës, nuk do të ndodhë më.





Kjo do të lehtësojë shumë njerëz që e fajësonin atë për shumë probleme fizike dhe psikologjike, që u shkakton çdo vit.

Por kush ishte i pari që e mendoi këtë praktikë?

Kur hyri në fuqi, dhe mbi të gjitha, pse?

Ora verore

Propozimi u paraqit për herë të parë në Paris nga Benxhamin Frenklin, një nga “etërit themelues” amerikan. Frenklin (1706-1790), ishte i apasionuar pas shkencës.

Një projekt ekonomik për të ulur koston e energjisë, botuar në “Journal de Paris” (1784), e avancoi më tej propozimin origjinal.

Asokohe, orët nuk ishin aq të përhapura sa sot, dhe nuk kishte as hekurudha (linja e parë hekurudhore u ndërtua në vitin 1825).

Shkurtimisht, nevoja për të sinkronizuar minutat, nuk ishte aq vendimtare, sa do të kishte qenë në shekullin e XIX, e megjithatë por fillonte të ndjehej.

U nxit nga Revolucioni Industrial

Fabrikat, që po përhapeshin gjithnjë e më shumë (revolucioni i parë industrial në Angli, nisi rreth vitit 1770), imponuan ritme të ndryshme pune, krahasuar me ato të shoqërisë bujqësore.

Rezultati ishte se në mëngjes, kur drita e diellit mund të shfrytëzohej, njerëzit ishin ende në gjumë.

Ndërsa mbrëmjeve, qirinjtë dhe llambat e naftës përdoreshin për të ndriçuar natën, para se njerëzit të shkonin të flinin.

Benxhamin propozoi të nxiste (ose më mirë të detyronte) popullatën të ngrihej herët në mëngjes, për të përfituar nga drita e diellit. Po si? Për shembull duke taksuar llampat, racionuar qirinjtë, ndaluar qarkullimin natën, dhe instaluar nëpër rrugë pajisje të zhurshme që binin çdo mëngjes.

Kursimi i energjisë

Sugjerimi i Benjamin Frenklinit, ra në vesh të shurdhër. Por ai u rimorr në konsideratë në fillim të shekullit XX (1907) nga anglez Uilliam Uilet, që ia propozoi zyrtarisht parlamentit britanik.

Meqë kursimi i energjisë gjatë luftës ishte diçka e rëndësishme, në vitin 1916, ndryshimi i orës hyri në zbatim. Ai u zbatua jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në Itali dhe vende të tjera evropiane.

A funksionon?

Sot, jo të gjithë bien dakord mbi dobishmërinë e ndryshimit të orës. Sidomos, për shkak se nevojat e botës së industrializuar kanë ndryshuar shumë, që nga koha e Benjamin Frenklinit.

Dhe ajo që ne kursejmë në faturat e energjisë, me një përdorim më të paktë të ndriçimit (gjithnjë e më efiçent), harxhohet sërish nga një numër pajisjesh elektrike dhe elektronike, që konsumojnë energji pa marrë parasysh orët e dritës, ose që tentojnë të qëndrojnë ndezur për një kohë më të gjatë (duke filluar që nga kondicionerët).

Edhe për kërë arsye, ka nga ata që propozojnë shfuqizimin e orës verore:kjo çështje është tani në përgjegjësinë e Bashkimit Evropian.

Pas

Homazhet për Kacifas/ Ngjela shpërthen ndaj Dules: O Vangjel ziu, po ku ka grekë këtu more?

Para

Enca Haxhia nuk përmbahet, shtrihet dhe ngre këmbët përpjetë në mes të Parisit (FOTO)

Para
Enca Haxhia nuk përmbahet, shtrihet dhe ngre këmbët përpjetë në mes të Parisit (FOTO)

Enca Haxhia nuk përmbahet, shtrihet dhe ngre këmbët përpjetë në mes të Parisit (FOTO)

Të Gjitha

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

nga Fast News
16:45 | 10/06/2025
0

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

nga Fast News
16:41 | 10/06/2025
0

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

Cmimet e larta, frika nga një krizë e re

nga Fast News
16:35 | 10/06/2025
0

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

SMILE.al – 5 vite histori, versioni më i mirë i suksesit!

nga Fast News
12:04 | 10/06/2025
0

Recent News

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë. Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave: Ja cilat janë fushat më problematike

16:45 | 10/06/2025
Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

Shtëpia që ndryshon ngjyrë vetë, ul faturën e energjisë deri në 15%

16:41 | 10/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar