Kur thua emrin e Alesia Bamit, padyshim gjëja e parë që të vjen në mendje është pamja e saj seksi dhe format trupore që shumë vajza i ëndërrojnë.
Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që për bukuroshen jeta ka qenë e lehtë.
Në një rrëfim për Top Channel, Alesia ka treguar vështirësitë e jetës dhe ato që i është dashur të përballojë për të qenë aty ku është sot.
Ajo gjithashtu ka këshilluar vajzat që duan të bëjnë karrierë nëpërmjet një mashkulli, duke thënë se kjo nuk është zgjedhja e duhur.
“Nëse ka diçka që të pëlqen lodhu për atë gjë, studio për atë dhe do ta arrish, nuk ke pse zgjedh rrugën e lehtë. Unë jam lodhur që e vogël. Kur kam qenë e vogël, ne jetonim në shtëpinë që është afër Krujës, dikur isha unë ajo që merrja çantën në kurriz, hipja në autobus, ikja mbaroja shkollën, kurset e baletit dhe mbaroja super vonë, kur kthehesha më zinte gjumi ne autobus. Madje autobusi më çonte ndonjëherë deri në Fushë Krujë dhe unë zgjohesha dhe merrja duke qarë në telefon tek shtëpia u thoja: kam humb, kam arrit Fushë Krujë”– ka rrëfyer Alesia.