• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

UMSH sjell në Tiranë konferencën shkencore për “Politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perendimor

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
UMSH sjell në Tiranë konferencën shkencore për “Politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perendimor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perendimor”. Është ky titulli i konferencës shkencore që Universiteti Mesdhetar u Shqipërisë do të organizojë në Tiranë. Përgjatë dy ditëve (28 – 29 tetor 2019) në Hotel Tirana International do të referojnë për këtë temë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, historianët dhe studiuesit më të njohur, vendas dhe të huaj të politikës së jashtme të SHBA-së dhe marrëdhënies me vendet e Ballkanit Perendimor.

Dita e parë e konferencës (28 tetor) do të çelet me sesionin plenar, gjatë së cilit do të diskutohet për politikën e jashtme të SHBA-së në një botë që ndryshon.

Referues do të jenë Prof. Dr. Anastas Angjeli, President i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, i cili do të mbajë edhe fjalën e hapjes së Konferencës; Leyla Moses-Ones,  e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë; Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Prof. Daniel SerëerDrejtor i Programit të Menaxhimit të Konflikteve dhe Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit “John Hopkins” etj.

Pjesë e konferencës do të jetë edhe Thomas A. Shannon, Jr., Ambasador Karriere në SHBA, ish nën Sekretar Shteti për Çështje Politike, SHBA (Keynote Speaker) , i cili do të referojë për “Politika e jashtme e SHBA në një periudhë pasigurie – Çfarë mund të presë Shqipëria”.

Sesioni i parë do të fokusohet në tema të tilla si: Politika e jashtme amerikane në një sistem ndërkombëtar dinamik; Rajoni i Ballkanit ndërmjet ndikimit të historisë dhe sfidave aktuale; vlerësim kritik i politikës së jashtme amerikane për rajonin; bashkëpunimi SHBA-BE për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Diskutimet interesante për politikën e jashtme të SHBA-së në rajon do të vijojnë edhe në ditën e dytë të Konferencës Shkencore të UMSH-së. Paneli i parë do të fokusohet në tematikën “Historia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë – Nga Orientalizmi në Socializëm drejt Integrimit Euro-Atlantik. Ballkani Perëndimor në shek. XX-XXI”.

Ndërsa në panelin e dytë do të diskutohet për gjendjen aktuale të Marrëdhënieve Ndërkombëtare – Politika e SHBA dhe ajo e BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor. Në panelin e tretë referuesit do të diskutojnë për qasjet teorike të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve të sigurisë – sfidat e sigurisë transAtlantike në Ballkanin Perëndimor.

Ata do të sjellin gjithashtu, raste nga rajoni për debatet aktuale në Bashkimin Europian në periudhën e krizës dhe post krizës. Ekspertët dhe akademikët do të diskutojnë për sfidat e Ballkanit Perendimor në raport me sigurinë, stabilitetin dhe emigrimin, rrezikun nga terrorizmi ndërkombëtar dhe pasojat për rajonin.

Pas

Kthehet ora diellore, akrepat shkojnë një orë mbrapa në natën mes të shtunës dhe të dielës

Para

Berisha: Do të jepja dorëheqjen nëse vendi do të ishte në këtë situatë në qeverisjen e PD-së

Para
“Sa isha unë në pushtet, nuk ekzistonte ideja e ndarjes së kufijëve”, flet ish-kryeministri Berisha

Berisha: Do të jepja dorëheqjen nëse vendi do të ishte në këtë situatë në qeverisjen e PD-së

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar