Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Standard”, ka folur për një sërë çështjes që po e preokupojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përshirë dialogun Prishtinë-Beograd dhe ngecjen në procesin integrues të rajonit në Bashkim Evropian.
Teksa ka folur për ardhjen në pushtet të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe mundësinë për heqjen e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit, Vuçiç ka thënë se duhet të pritet për të parë se çfarë do të mund të bëhet.
Ndërsa teksa ka komentuar ardhjen e Kurtit në pushtet dhe mundësinë e rinisjes së dialogut, Vuçiç ka thënë se ndjehet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi që sipas tij, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV’së “janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit”.
“Kam frikë për ndikimin (që mund të ketë në dialog). Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, ka thënë kreu i shtetit serb