Pas tërmetit të fuqishëm 5.8 ballë që goditi vendin më 21 shtator, kryeministri Rama ka shpalosur sot vendimet e marra në mbledhljen e Këshillit të Ministrave pas situatës që u krijua.
Të gjitha vendimet, që nga lejet e ndërtimit e deri sesi do të veprohet me pagesën e ujit dhe të dritave të të gjithë banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore, Rama i ka shpjeguar në një deklaratë për mediat.
“Përjashtimisht për këtë periudhë të vitit të lejohen autoritetet kontraktore vetëm duke iu referuar familjeve të prekura nga tërmeti për të plotësuar nevojat proceduriale me procedura prokurimi me vlerë të vogël deri në 10 mln lekë të vjetra se ka shumë nevoja që kushtojnë pak në raport me volumin e përgjithshëm por kanë një impakt të rëndësishëm për familjet.
Kemi vendosur të sigurojmë ekzaminim të plotë për ashensorët personat përgjegjës të të cilëve skanë dokumentacion të rregullt, objektivi të sigurohemi që ashensorët në përdorim plotësojnë kriteret dhe sjanë të impaktuar pas tërmetit.
Kemi marrë vendim me impakt afatgjatë, parashikon masat detyruese për ndërtuesit për zhvilluesit, investitorët për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10 vjecar me blerësit e apartamenteve, kontrata mbulon dëmet ndaj të tretëve që rrjedhin ku për shkak të tërrenit apo defektit në ndërtim ndërtimi shembet -pjesërisht ose tërësisht apo paraqet rrezik shembje. Goditja qe ishte e konsiderueshme s’ka dhënë impakt në godinat e reja, kemi pasur dyshimin e fortë se në gjithë këtë zhvillim të 30 viteve edhe për shkak të shumë abuzimeve, e shkeljeve në lejet e ndërtimit do kishin një vunerabilitet të konsiderueshëm, për fat të mirë godinat kanë kaluar një test me sukses.
Përshpejtim për lejet e ndërtimit e riparimeve për ndërtimet që kanë pasur dëme nga tërmeti.
Kemi vendosur për organizmin e funksionimin e policimit vullnetar, si në vende të tjera që e nxisin angazhimin qytetar në ndihmë të piol së shtetit gjatë emergjencave natyrore. Dua të shtoj një element të rëndësishëm që leja e ndërtimit për giodina kolektive do të lidhet me sigurimin, pra sdo jepet më pa policën e sigurimit, që do e disponojë që në fillim arkitektët dhe grupet e projektimit, që duhet ta depozitojë investitori apo kërkuesi i lejes në dosja kur kërkon lejen dhe detyrimin për kompanitë e sigurimit që të garantojnë zbatimin e saktë e pa shkelje të lejes. Smund të kontrollohen dot godinat e ndërtuara për qëllime fitimi, pra pallate, hotele, thjesht me inspektoriate, polici, por do futet mekanizmi i vetëkontrollit përmes sigurimit. të garantojë pblerëzin dhe autoritetin që ka dhënë lejen, në të kundërt përpara ligjit të dyja palët.
OSHEE dhe Ujsjellësat do zerojnë detyrimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie, që mos kemi llafe e spekulime, që do të thotë se për gjithë ato familje do zerohen të gjitha borxhet e do subvencionohet edhe ajo tarifa që paguhet kur ti nuk je në pagesë. Për të tjerat nisur nga shkalla e dëmtimit do ketë masën të përshkallëzuar.
Një sqarim për ata që janë të shqetësuar nga plasaritjet apo edhe rastet kur ka godina të ndara. Instituti i ndërtimit ka punuar e po vazhdon nuk ka asnjë rrezik momental. Rezulton se së pari plasaritjet e dukshme janë sipërfaqësore dhe së dyti në rastet kur shohim ato vijat ndarëse janë ato fugat sizmike për të shpërndarë intensitetin e goditjes.
4 godina shumë të vjetra në Kombinat që kanë kaluar 3 tërmet, kanë pasur përforcim shumë vite më parë, dhe ku është shumë e rëndësishme të bëjme ekzaminim të hollësishëm. Për momentin sduket asnjë rrezik imediat por jemi duke bërë ekzaminimin e rëndësishem se struktura nuk është prekur në shkallën e rrezikshmërisë së lartë”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.