• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

A shitet bukë cilësore në Shqipëri? Ja manipulimet tipike që i bëhen bukës

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
A shitet bukë cilësore në Shqipëri? Ja manipulimet tipike që i bëhen bukës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria është një nga vendet me konsumin më të lartë të bukës, një karakteristikë kjo e vendeve të varfra. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.

Buka mbetet produkti numër një në tryezat e shqiptarëve, një traditë e vjetër kjo që ka nisur të zbehet pas viteve ’90, por pa lëshuar shumë terren për produktet e tjera.





Në Shqipëri operojnë në treg rreth 5 mijë furra buke. Cilësia e bukës që ato ofrojnë çdo ditë është vënë shpesh në diskutim, siç ka ndodhur në jo pak raste edhe me produkte të tjera ushqimore. Disa muaj më parë, pas shqetësimeve të ngritura u zëvendësua mielli i importuar nga Serbia me grurë.

Por sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Enriko Ceko, ulja e sasisë së importit të grurit nuk mund të quhet sukses. Kjo për shkak të reduktimit të popullsisë.

Një nga shqetësimet kryesore të ngritura herë pas here nga ekspertët ka qenë niveli proteinik. Një anketë e fundit e ISHP-së ka gjetur se anemia te fëmijët është rritur me gati 9% nga viti 2008-2018 si rezultat i kequshqyerjes nga buka pa proteina. Në bazë të standardit europian, nivelin i proteinave në miellin e bukës nuk duhet të jetë më poshtë apo më sipër se 12.5, por pavarësisht nga ajo që mund të deklarohet në dokumentacion, këtu ka hapësira për manipulim.

Por çfarë ka tjetër brenda buka që ne hamë përditë? Aditivët janë përmendur shpesh kur është fjala për manipulimin gjatë procesit të prodhimit, me qëllim uljen e kostove apo edhe rritjen e cilësisë në dukje të produktit.

Sipas AKU, kontrolle në lidhje me përbërës të tillë shtesë në bukë janë ushtruar herë pas here, shpesh pas denoncimeve të vetë qytetarëve.

Ngjyruesit janë shpesh një përbërës i bukës, për të cilin ne si konsumatorë nuk jemi në dijeni.

Një nga manipulimet tipike që i bëhen bukës përmes ngjyruesve është kthimi i bukës së bardhë në të zezë ose integrale.

Konsumatori shqiptar në shumicën e rasteve blen në furra, dyqane apo markete bukë për të cilën nuk ka asnjë informacion. Origjina e miellit, përbërësit e bukës apo pesha nuk reflektohen në ambalazhin e produktit. Por pavarësisht se një nevojë e domosdoshme dhe mbi të gjitha një e drejtë e konsumatorit, ky hap duket se është ende larg.

Një tjetër element që mund ta bëjë bukën të rrezikshme për shëndetin tonë është niveli i lagështirës në grurë. Në rast të mungesës së kontrolleve dhe masave paraprake, myku mund të kthehet në kancerogjen.

Prerja e bukës nga vetë furrat, një proces i aplikuar vitet e fundit në Shqipëri, mund të dëmtojë cilësinë e saj. Pavarësisht se është shumë më praktike të blesh një bukë të prerë sesa ta presësh atë vetë në shtëpi, ekspertët këshillojnë metodën e vjetër.

A ka forma të tjera me të cilat prodhuesit e bukës manipulojnë konsumatorin? Për të ulur humbjet dhe për të shtuar fitimin, hiletë janë nga më të ndryshmet.

Si një nga produktet ushqimore më të rëndësishme, buka dhe furrat ku ajo prodhohet, por edhe vetë lënda e parë janë subjekt i kontrolleve të AKU-së.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është institucioni që duhet të na garantojë ne sigurinë e produkteve që konsumojmë çdo ditë.

Po sa ia del AKU të na garantojë ne si konsumatorë se buka që blejmë dhe hamë çdo ditë është e sigurt? A i ka ajo kapacitetet e duhura njerëzore apo laboratorët e nevojshëm për analizat? Këto të fundit nuk mungojnë, por kur vjen puna te burimet njerëzore, duket se ky institucion u ka hapur dyert njerëzve që nuk kanë përgatitjen e duhur./Respublika

Pas

Përgjaket në zyrë nëndrejtori i Kadastrës në Durrës, drejtori hesht nga frika

Para

Zbardhet vrasja e Santiago Malkos, kush janë 8 personat e dyshuar për vrasjen e ish efektivit

Para
Zbardhet vrasja e Santiago Malkos, kush janë 8 personat e dyshuar për vrasjen e ish efektivit

Zbardhet vrasja e Santiago Malkos, kush janë 8 personat e dyshuar për vrasjen e ish efektivit

Të Gjitha

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

nga Fast News
09:15 | 26/07/2025
0

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

nga Fast News
08:45 | 26/07/2025
0

5 taktika për të blerë më lirë

5 taktika për të blerë më lirë

nga Fast News
08:15 | 26/07/2025
0

Recent News

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

10:00 | 26/07/2025
Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

09:15 | 26/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar