• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kujdes, jepet alarmi për qytetarët: Mos e përdorni këtë ilaç, ka përmbajtje kancerogjene

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Kujdes, jepet alarmi për qytetarët: Mos e përdorni këtë ilaç, ka përmbajtje kancerogjene
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët. Kjo agjenci bën thirrje që të mos përdoret apo tregtohet medikamenti “Ranitidinë” tablete, pasi në përbërje ka një lëndë që klasifikohet si kancerogjene.

“Në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency) është publikuar njoftimi lidhur me përmbajtjen e lëndës N-Nitrosodimetlamine (NDMA), papastërti e gjendur në barna me lëndë aktive “Ranitidine” tablete duke përfshirë këtu edhe barin “Zantac”. “NDMA” është një lëndë që klasifikohet si kancerogjene, bazuar në disa teste laboratorike të kryera.“, theksohet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

AKBPM njofton profesionistët e shëndetit dhe pacientët për një shtim efekti anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidinë” tablete.

Në faqen zyrtare të Administratës Amerikane për Barna dhe Ushqime (FDA-Food and Drug Administration) si dhe të Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA- European Medicines Agency) është publikuar njoftimi lidhur me përmbajtjen e lëndës N-Nitrosodimetlamine (NDMA), papastërti e gjendur në barna me lëndë aktive “Ranitidine” tablete duke përfshirë këtu edhe barin “Zantac”. “NDMA” është një lëndë që klasifikohet si kancerogjene, bazuar në disa teste laboratorike të kryera.

Për momentin ka pasur vetëm tërheqje vullnetare nga tregu, nga disa prej firmave që janë prodhuese dhe distribuese të këtij bari.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore njofton profesionistët e shëndetit si dhe pacientët për këtë efekt anësor të rëndësishëm në barin me lëndë aktive “Ranitidinë” tablete 150mb dhe 300mg . Njoftimi është bërë edhe për Urdhrin e Farmacistit të Shqipërisë si dhe Urdhrin e Mjekut në mënyrë që për barin e rekomanduar apo përshkruar të jepet informacion për efektet anësore që mund të shfaqen tek pacienti.

Këshillohen pacientet që:

  1. Nëse e marrin “Ranitidinë” si bar pa recetë, pra me vetëmjekim, mund të zgjedhin një bar tjetër që jepet pa recetë dhe që përdoret për shqetësimin shëndetësor që ata kanë.
  2. Nëse e marrin “Ranitidinë” me recetë, dhe duan ta ndërpresin marrjen e saj, duhet të flasin me mjekun personal në mënyrë që ai t’iu përshkruajë një mjekim tjetër opsional.

Profesionistët e shëndetit janë të lutur që të përdorin formularin e raportimit në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, për çdo efekt të padëshiruar që ata mësojnë, lidhur me barin në fjalë, ose dhe barna të tjera, dhe ta dërgojnë atë në adresën: [email protected].

 

Pas

Tentoi të trafikojë 20-vjeçaren si prostitutë në Gjermani, arrestohet tutori në Rinas

Para

Shkarkohet Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, si e ‘fundosën’ problemet me pasurinë (EMRI)

Para
Shkarkohet Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, si e ‘fundosën’ problemet me pasurinë (EMRI)

Shkarkohet Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, si e ‘fundosën’ problemet me pasurinë (EMRI)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

nga Fast News
18:02 | 19/11/2025
0

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

nga Fast News
17:30 | 19/11/2025
0

Recent News

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

08:00 | 20/11/2025
Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

18:30 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar