Deputetët gjerman kanë votuar pro hapjes së negociatave me kushte për Shqipërinë dhe pro hapjes pa kushte për Maqedoninë e Veriut. Ndërsa pas këtij lajmi vjen edhe reagimi i Presidenti Ilir Meta, i cili ka përshëndetur vendimin e deputetëve gjermanë, dhe kërkon të punohet në mënyrë urgjente për plotësimin e 9 kushteve.
“Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!
Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta!
Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.
Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare!
Urime Maqedonisë së Veriut”, shkruan presidenti Meta në reagimin e tij.
Me 350 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim parlamenti gjerman vendosi çeljen e negociatave me kushte për Shqipërinë.