Gjykata e Apelit në Durrës ka dhënë vendimin sot për dentisten Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim ndaj disa biznesmenëve.
Kështu mësohet se Apeli e ka dënuar stomatologen me 6.8 vite burg.
Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për dukën, e cila akuzohet se ka mashtruar një grup biznesmenësh, duke iu marrë shuma të mëdha parash që kapin vlerën e 3 milion eurove.
Gjykata e shkallës së parë në Durrës e kishte dënuar atë me 10 vjet heqje lirie në një kohë që pas apelimit dënimi i saj u ul me 3 vjet e 4 muaj.
Trupa gjykuese e apelit përbëhej nga gjyqtarët Izet Dusha, Anita Mici dhe Arben Vrioni.
Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018. Kjo e fundit akuzohet nga Prokuroria për “Mashtrim më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda” për 10 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.
Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.
Hetimet kanë zbardhur se Olesia Duka prezantohej si administrator e subjektit “Shëndeti” shpk me profesion mjeke që kishte në pronësi disa klinika dentare me anë të të cilave, fitonte shumë para dhe i duhej valutë në euro me qëllim blerje materialesh.Për t’u dukur si një biznesmene e sigurt, Duka mbante të punësuar dhe dy shoferë.
Ajo prezantohej si një biznesmene shumë e suksesshme dhe person që ka lidhje të forta politike dhe njohje të mëdha në fushën e biznesit, ku me të ardhurat që fitonte sponsorizonte aktivitetet bamirësie për shtresat në nevojë dhe fëmijët në nevojë. Për të arritur qëllimet e saj s’qaron prokuroria e Durrësit, Olesia Duka, kishte aktivizuar një rrjet të tërë informimi me anë të medias dhe rrejteve sociale, reklamave në automjete, si dhe me anë të reklamave të vendosura nëpër Tiranë.