• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tërmeti i rrënoi shtëpinë, thirrja e fortë e një nëne: Ju lutem më ndihmoni, jam rrugëve me 2 fëmijë të sëmurë (FOTO-VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Tërmeti i rrënoi shtëpinë, thirrja e fortë e një nëne: Ju lutem më ndihmoni, jam rrugëve me 2 fëmijë të sëmurë (FOTO-VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e fundit një nga temat më të diskutuara në ekran dhe jo vetëm, janë pikërisht tërmetet, ku në memorien e të gjithëve sapo përmendet si fjalë, vjen lëkundja e fuqishme 5.8 ballë e shkallës Rihter më 21 shtator, tërmet i cili tronditi kryesisht Tiranën dhe Durrësin, duke përhapur kështu një panik që nuk ishte parë kurrë ndonjëherë më parë.

Por edhe pse të gjithë bisedojnë dhe flasin për këtë lëkundje, kujtojmë se ky nuk ishte i vetmi tërmet i fortë që goditi Shqipërinë për këtë vit.





Askush nuk do të harrojë tërmetin tjetër të fuqishëm që goditi Korçën, me epiqendër fshatin Floq dhe me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, ku mbetën të plagosur 4 persona dhe u shkatërruan mbi 100 shtëpi.

Edhe pse ditët e fundit për shkak të tërmetit tjetër të madh duket sikur këta banorë së bashku me problemet që iu la kjo goditje janë lënë në hije, një thirrje për ndihmë vjen në redaksinë e Fast News Albania, nga një banore e fshatit Ravonik, nënë e dy fëmijëve të sëmurë, së cilës tërmeti i fuqishëm i 1 qershorit i ka lënë pasoja të rënda në banesë.

Ashtu siç duket edhe nga fotot dhe videot që gruaja ka dërguar në redaksinë tonë, dëmet në muret e banesës për shkak të lëkundjeve janë aq të rënda sa shtëpia është bërë tashmë e pabanueshme për të dhe familjen e saj.

Zonja shprehet e shqetësuar duke thënë se të dy fëmijët i ka të sëmurë dhe nuk mund të qëndrojë në banesë në këto kushte të mjerueshme.

Ndër të tjera ajo shton dhe problemin tjetër ku shkruan se është paraqitur përditë në Bashkinë e Korçes por ende nuk ka asnjë reagim nga ky institucion.

Po ashtu nëna e dy fëmijëve shton se gjendja është alarmante dhe se ditët e fundit që ka filluar edhe shkolla gjërat janë vështirësuar pasi nuk ka ku të lajë dhe ndërrojë fëmijët dhe po flenë ku i zë nata.

“ Ju lutem më ndihmoni, kam që nga data 1 qershor që po fle bashkë me fëmijët dhe burrin ku na zë nata. Shtëpia më është dëmtuar aq shumë sa është bërë e pabanueshme. Po shkoj cdo ditë në Bashkinë e Korcës dhe ende nuk ka asnjë reagim. Më thonë do vijmë sot dhe nesër, u bë katër muaj dhe akoma asgjë. Tërmeti tjetër para dy ditësh më rrëzoi murin e shtëpisë në tokë.Të dy fëmijët I kam të sëmurë dhe me zor siguroj bukën e gojës dhe po i mbaj ku na zë nata.Tani që filloi shkolla nuk kam ku ti laj e ti ndërroj, në shtëpi nuk afrohen nga frika pasi kaluan një trembje shumë të madhe”, shkruan banorja në mesazhin e saj dërguar për redaksinë tonë.

Thirrja e një gruaje për ndihmë, klithma e një nëne në kushte të vështira e dëshpëruese është një mesazh që duhet ta dëgjojnë në mënyre urgjente të gjitha organet kompetente, të gjithë institucionet shtetërore, Bashkia e Korçës, ministria e Brendshme, ministria e Shëndetësisë, Kryeministria e shumë  të tjera që kanë për detyrë, ashtu si në çdo vend demokratik, ti përgjigjen problemeve  të qytetarëve, të cilët në këto momente të vështira fatkeqësie natyrore, rrinë me sytë nga qielli në pritje të një ndihme të munguar nga autoritetet që e kanë për detyre ta ofrojnë atë nga toka./ Fastnewsalbania

 

 

Pas

A ndikojnë dhimbjet e kokës tek përshpejtimi i plakjes së trurit- Kujdesi që ju duhet

Para

Shiste kokainë në qendër të Tiranës, arrestohet trafikanti 41 vjeçar

Para
Shiste kokainë në qendër të Tiranës, arrestohet trafikanti 41 vjeçar

Shiste kokainë në qendër të Tiranës, arrestohet trafikanti 41 vjeçar

Të Gjitha

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

nga Fast News
15:22 | 31/07/2025
0

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

nga Fast News
15:14 | 31/07/2025
0

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë

nga Fast News
10:30 | 31/07/2025
0

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

Pastrimi i akseve nacionale, sot skadon afati për bizneset që të lirojnë hapësirat

nga Fast News
10:00 | 31/07/2025
0

Recent News

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Indeksin: Përkeqësohet lehtë klima e të bërit biznes

15:22 | 31/07/2025
Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

Më në fund të dhëna të sakta për fermerët, INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë

15:14 | 31/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar