Mazhoranca, opozita ‘brendaparlamentare’ dhe ajo jashtëparlamentare kanë marrë pjesë ditën e sotme në tryezën e diskutimit për Reformën Zgjedhore, të thirrur nga OSBE dhe me prezencën e ambasadorit Bernd Borchardt.
Mirëpo, në tyrezën e Reformës kanë marrë dhe aktorë të tjerë jopolitikë të cilët nuk dihet se çfarë eksperience mund t’i japin procesit. Një prej këtyre ‘aktorëve jopolitikë’ është dhe ish-miss Shqipëria Silvana Bushati. Lajmin e jep deputeti dhe kreu i Partisë Konservatore Albania Kujtim Gjuzi, i cili thotë se në tryezën e OSBE ka qenë dhe Silvana Bushati, si nënpresidente e Akademisë Kombetare Konservatore Albania.
Ajo që të bën dyshosh dhe më shumë në seriozitetin e kësaj reforme është se një javë më parë, Silvana Bushati, e cila sipas Kujtim Gjuzit mban dhe gradën “doktore” ishte e ftuar bashkë me deputetin në një emision sportiv dhe nuk njiheshin fare.
I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” bashkë me Silvana Bushatin, Kujtim Gjuzi nuk e përmbajti veten dhe i bëri një kompliment jo dosido në studio. “Vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) që s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat”, tha Kujtim Gjuzi gjatë emsionit.
Mirëpo mesa duket “ballkonet” e Silvana Bushatit e paskan “shastisur” Kujtim Gjuzin aq sa ai e ka bërë nën/presidente të Akademisë Kombetare Konservatore Albania. Madje, “doktoreshë” Silvana Bushati ishte në pozicion jo dosido në tryezën e thirrur nga OSBE pasi siç shihet dhe nga fotot ajo qëndron krah Pandeli Majkos.
Deputeti mbahet dhe për veshjet ekstravagante dhe shpenzimet jo të pakta, ndërsa së fundmi ka blerë dhe një foristradë tip Touareg.
Fotot janë shpërndarë me krenari nga deputeti Kujtim Gjuzi, ndoshta për të treguar se tryeza e sotme e bisedimeve ishte plot me personalitete, siç janë personalitetet që ofron partia e tij, nga të gjitha fushat./Newsbomb