Gjatë intervistës që Rama po jep nga New Yorku, ai ka dhënë detaje nga ajo që ka diskutuar me kryeministrin grek Kiriakos Mitzotaqis, tre ditë më parë. Kryeministri tha se si takimi i parë ishte prezantim miqësor, ndërsa shtoi se u diskutua për zgjidhjen e çështjeve të vjetra dhe të mbartura.
“Ishte takimi i parë. Një prezantim miqësor. Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar para një proces të nisur, të diskutimit të hapur dhe të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbajtura. Ashtu sikundër ka një dëshirë të përbashkët për të hedhur hapa të rëndësishëm në bashkëpunimin bilateral në çdo plan dhe padyshim në planin ekonomik.”, tha Rama.