Nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nesër do të bëjnë pushim. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Ajo deklaroi se këto masa po merren për shkak të situatës së shkaktuar nga tërmetet.
Pushimi nesër për nxënësit në rrethet kryesore të vendit lidhet me pasigurinë e tyre gjatë këtyre ditëve, që në vend ka pasur lëkundje sizmike.
“Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një në qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës.
Në total, janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar. Infrastruktura shkollore është plotësisht gati që të fillojnë mësimet ditën e nesërme. Qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë. Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendosur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim”, u shpreh ministrja Shahini.