• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Publikohen shpenzimet e Metës/ Nga udhëtimet me avion deri te hotelet, sa ka harxhuar presidenti në 2 vite

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Publikohen shpenzimet e Metës/ Nga udhëtimet me avion deri te hotelet, sa ka harxhuar presidenti në 2 vite
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca ka publikuar ditën e sotme listën me shpenzimet që Ilir Meta ka kryer për dy vjet duke filluar nga dietat te udhëtimet, biletat e avionit dhe shpenzimet për hotelet.

Në reagimin zyrtar thuhet se Kreu i Shtetit nuk ka udhëtuar në asnjë rast me Charter apo me First Class.

Por në disa raste është zgjedhur Business Class për arsye sigurie.

Shifrat i referohen shpenzimeve nga marrja e detyrës më 24 korrik të 2017-ës deri në gusht të 2019-ës

REAGIMI I PLOTE I PRESIDENCES

Në përgjigje të interesimit të mediave, që kanë kërkuar nga Institucioni i Presidentit të Republikës detaje lidhur me:
Sa herë ka lëvizur Presidenti i Republikës, në udhëtime zyrtare jashtë shtetit për periudhën janar 2018 – qershor 2019 dhe në cilat destinacione?
Sa udhëtime ka kryer me avion dhe në çfarë klasi?
Sa ka qenë kostoja e secilit prej udhëtimeve, bileta, akomodim, dieta?
Sa kanë qenë gjatë kësaj periudhe, zëri në buxhet për udhëtime jashtë vendit?

Sqarojmë se:
Presidenti i Republikës Ilir Meta, nga marrja e detyrës në 24 korrik 2017, deri në gusht të vitit 2019 ka realizuar:

59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune jashtë vendit, nga të cilat 36 prej tyre me avion.

Nga 36 udhëtimet me avion, Presidenti Meta nuk ka udhëtuar asnjëherë me First Class apo Charter.

Presidenti ka udhëtuar kryesisht me Business Class (26 udhëtime), por edhe me Economic Class (10 udhëtime), vlera e të cilave në vite është si më poshtë:

Për vitin 2017: 7156 euro   (bileta avioni)
Për vitin 2018: 24384 euro (bileta avioni)
Për vitin 2019: 24217 euro (bileta avioni)

Udhëtimi kryesisht në Business Class është zgjedhur si mundësi për udhëtim të sigurtë, që garanton fleksibilitetin e ndryshimeve të itinerareve të udhëtimit për shkak të axhendës, pa paguar kosto shtesë, si dhe ka garanci të plotë në transferimin e bagazheve. Gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019, Presidenti i Republikës ka qëndruar në total 141 ditë jashtë vendit.

Vlera totale e trajtimit financiar me dietë të përfituara për 141 ditët e qëndrimit jashtë vendit ka qenë në vlerat: 12600 euro dhe 4260 USD.

Trajtimi me dietë i Presidentit të Republikës realizohet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, Lidhja 1.

Nga 59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune që Presidenti i Republikës ka realizuar jashtë vendit, vlera totale e shpenzuar për akomodimin në hotel jashtë vendit nga buxheti i Institucionit të Presidentit është në vlerën 19322 euro.

Akomodimi në hotel realizohet në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, pika 9, gërma a.

Kryesisht rezervimet në hotelet jashtë vendit janë realizuar në bashkëpunim me përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit.

 

Pas

“Dënim shkurajues” Tahiri komenton reagimin e ambasadës së SHBA: Kanë bërë presion…

Para

U nda nga burri për lidhjen me ish-deputetin, flet për herë të parë Rudina Dembacaj

Para
U nda nga burri për lidhjen me ish-deputetin, flet për herë të parë Rudina Dembacaj

U nda nga burri për lidhjen me ish-deputetin, flet për herë të parë Rudina Dembacaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

nga Fast News
18:02 | 19/11/2025
0

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

nga Fast News
17:30 | 19/11/2025
0

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

Sun Language Center, një pikë referimi për edukimin e të rinjve në zonën e Sukth-it, Durrës

nga Fast News
17:00 | 19/11/2025
0

Recent News

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

18:30 | 19/11/2025
Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca nuk i merr votat për t’u bërë Kryeministër

18:02 | 19/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar