• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pas darkës me Bashën në Ishëm, aleatët ndezin dritën jeshile: Gati për marrëveshje, po përgatisim platformën për bisedime

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Pas darkës me Bashën në Ishëm, aleatët ndezin dritën jeshile: Gati për marrëveshje, po përgatisim platformën për bisedime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas darkës mbrëmjen e djeshme që kryedemokrati Basha zhvilloi në Ishëm me aleatët  e Partisë Demokratike, sot vijojnë të dalin detaje te reja nga bisedimet mes tyre.

Në prononcime për mediat, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, Nard Ndoka i PDK dhe ai i PR-së Fatmir Mediu janë shprehur të gatshëm për të arritur një marrëveshje me kushte.



Sipas tyre, një lëvizje e tillë do të bëhet për të evituar krizën dhe për të mos u fajësuar maxhoranca për negociatat me BE.

Shehi “ka siguruar” ka thënë se opozita nuk do të bëjë kurrë marrëveshje poshtë tavolinës.

“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhen ndryshime kushtetuese, për të evituar krizat. Duhen rregulluar deformimet në sistemin e drejtësisë. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor,”-deklaroi Shehi.

Pjese nga fjala e Dashamir Shehit:

Na duhen ndryshime kushtetuese. Brenda sistemit të drejtësisë, të rikthehemi tek shtrati kushtetues, të mos devijojmë nga shtrati kushtetues. Nuk kërkojmë privilegj kushedi, është shkelur disa herë kjo. E shohim çfarë po bëhet me drejtësinë. S’kemi gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të Lartë. Kësaj mazhorance nuk i japim asnjë “PO”.

Jo ta nxjerrim nga konteksti i një marrëveshjeje politike, të nxjerrim vetëm Kodin Zgjedhor. Ky është një nga instrumentet për të zgjidhur krizën. Institucionet e tjera ruajnë rol, ne jemi gati. Por na duhen ndryshime në bllok. Nga këtu të ulemi në bllok për dekriminalizimin dhe të tjerat. Pika kryesore të çlirojmë edhe mediat nga presioni i padronëve. Të rikthejmë median në normalitet. E gjithë kjo platformë është një projekt politik. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Kjo platformë, ne njohim mazhorancën, le të vëjë kryetar kë të dojë. Ne zotin Rama se njohim si kryeministër.

Kjo do na çojë në zgjedhje të parakohshme dhe zgjedhje tranzitore. Ne i themi zotit Rama të largohet, u larguam vetë. Kjo është një vendimmarrje kolektive. Kjo s’ndodh më se rrethana si këto s’ka patur ndonjëherë. Nëse skema ka patur defekt, ka patur të mirat dhe të këqijat e veta. E mira është morali se deputeti e lë edhe mandatin për hir të interesit publik. Kjo i dha moral lëvizjes, i mbushi sheshet, jo të gjitha.

Kjo pasiguri e jona, që kur del pakica dhe kur del edhe shumica. Kjo platformë nuk e merr Ramën kryeministër. Ne i drejtohemi me të njëjtat fjalë. Ne gjykojmë që platforma është pacifiste. Platforma s’ka afat. Këtu ka afat një gjë. Deri në 18 tetor, zoti Rama me bla-bla-bla. Pastaj nuk ka falje më. Jemi larguar nga protesta e rrugës, sepse ai e keqpërdor këtë. Ja ku e ka, ka edhe mbështetjen tonë. Zoti Basha doli dhe tha, jemi gati të hyjmë në Europë. S’ka më justifikim për zotin Rama.

Zoti Basha e dha sinjalin që kur shkoi në Bruksel, sepse shkoi të lobojë për Shqipërinë. Në dijeninë time s’ka protesta. Ideja bazë deri në 18 tetor s’ka protesta. Nëse ndodhin hatara, normal që do kemi protesta. Basha e provoi para 2 vitesh marrëveshjen vetëm me Ramën. S’shkon kundër realitetit që tashmë janë pastruar ujërat. E ka kuptuar se po s’pati platformë, nuk bie asgjë të re.

 

Pas

“A do të ndërhyjnë ndërkombëtarët?” Basha i prerë nga Shkodra: Nuk ka zgjidhje nga jashtë, do të vijë nga brenda

Para

Aksident fatal/ Fuoristrada bie në greminë, humb jetën një person, rëndë 2 të tjerë (EMRAT)

Para
Aksident fatal/ Fuoristrada bie në greminë, humb jetën një person, rëndë 2 të tjerë (EMRAT)

Aksident fatal/ Fuoristrada bie në greminë, humb jetën një person, rëndë 2 të tjerë (EMRAT)

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar