• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“A do të ndërhyjnë ndërkombëtarët?” Basha i prerë nga Shkodra: Nuk ka zgjidhje nga jashtë, do të vijë nga brenda

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“A do të ndërhyjnë ndërkombëtarët?” Basha i prerë nga Shkodra: Nuk ka zgjidhje nga jashtë, do të vijë nga brenda
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot i pranishëm në Shkodër, ku u takua me mbështetës të tij dhe me kryetaren e Bashkisë së qytetit Voltana Ademi.

Menjëherë pas këtij takimi, në një deklaratë përpara gazetarëve, Basha u shpreh se opozita ka përgjegjësinë që t’i ofrojë shqiptarëve alternativat për zgjidhjen e kësaj krize që qeveria nuk mund ta bëjë.

“Ne si opozitë, PD, gjithë aleatët tanë të bashkuar, kemi përgjegjësinë për t’i dhënë shqiptarëve zgjidhjen që meritojnë, dhe që duhet një orë e më parë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë. Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe kriza mund të zgjidhet vetëm duke e ndarë politikën nga krimi. Ndarja e politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhor pa garancinë që qytetarët nuk do dhunohen dhe nuk do kenë një situatë absurde si në Shkodër, pra pa një transformim të thellë politik nuk mund të ketë. Prandaj ne kemi ndërmarrë këto hapa në 6 muaj dhe do vazhdojmë betejën deri në fund”.

“Detyra jonë është që gjithë shqiptarëve t’i japim rrugën e daljes nga kjo krizë. As Rama dhe as organizata e tij kriminale nuk kanë dhe as mund të kenë as përgjigje dhe as zgjidhje. Ne jemi të vendosur për t’ia dhënë këtë zgjidhje shqiptare. Bashkë me platformën që do paraqesim në dialog me qytetarët bashkë me zgjidhjen që do parashtrojmë do të sigurohemi që rruga për zgjidhjen e kësaj krize të jetë sa më pak e mundimshme dhe e shkurtër”.

I pyetur se çfarë nënkupton kur flet për zgjidhje nga jashtë, Basha tha: “S’ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhja do të vijë nga brenda. Nga jashtë kemi miq, siç kemi patur. Kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën apo duke parë nga qielli. Kjo krizë zgjidhet duke u bashkuar duke marrë fatin tonë në duart tona”.

Kryetari i Partisë Demokratike ishte në Shkodër ku është takuar me drejtues të PD-së dhe me qytetarë. Më pas, ai ka zhvilluar një takim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademin, një takim me dyer të mbyllura.

Voltana Ademi është e vetmja kryebashkiake e zgjedhur nga radhët e opozitës që nuk e ka lëshuar zyrën e saj, as pas votimit të 30 qershorit. PD-ja denoncoi me dokumente se kandidati që kishte zgjedhur kryeministri Edi Rama për të drejtuar këtë bashki, Valdrin Pjetri, kishte mashtruar në formularin e dekriminalizimit për të kaluarën e tij me precedentë penalë.

Pas

Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor i bën kërkesën e papritur Kuvendit

Para

Pas darkës me Bashën në Ishëm, aleatët ndezin dritën jeshile: Gati për marrëveshje, po përgatisim platformën për bisedime

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar