• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kush do ta marrë me koncension Aeroportin e Vlorës? Del shkrimi i medias italiane

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Kush do ta marrë me koncension Aeroportin e Vlorës? Del shkrimi i medias italiane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku tha se ka gati projektin për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Rama në fjalën e tij përmendi faktin se për ndërtimin e aeroportit në qytetin bregdetar kanë nisur të shkruajnë edhe mediat italiane.

Por, çfarë shkruajnë mediat italiane për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe kush pritet që ta marrë atë me koncesion për 35 vjet?

Shkrimi i gazetës italiane “Coerriere Della Serra” për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës:

Aeroporti i Pulias ka shprehur interes dhe drita jeshile për këtë mund të jepet gjatë së mërkurës në Fiera del Levante pas një takimi me përfaqësuesit e kompanisë dhe atij që i hap rrugë projektit, kryeministrit Edi Rama. Aeroporti i Pulias synon ndërkombëtarizimin duke krijuar një filial të ri. Gazeta shkruan se kompania ka një plan investimi në aeroportin e Vlorës.

“Corriere” thotë se në fillim të verës, qeveria shqiptare ndërpreu negociatat me një konsorcium të kompanive turke (të formuara nga tre kompanitë Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction) që duhej të ndërtonte dhe menaxhonte aeroportin. Negociatat u ndërprenë pasi nuk u gjet marrëveshja për mbulimin e shpenzimeve për fillimin e projektit.

Për këtë arsye, u hap një tender ndërkombëtar për ndërtimin e infrastrukturës me fonde qeveritare dhe ndërkombëtare, ndërsa menaxhimi do të bëhet nga një koncesionar për një periudhë prej 35 vjetësh, procedurë që ndiqet nga kompania shqiptare Albcontrol.

Gazeta shkruan se në nivel teknik, projekti tashmë është formuluar dhe qëllimi është që të arrihen 2-3 milionë pasagjerë në vit, duke shtuar se kompania italiane ka shprehur interes në fillim të shtatorit. Vlerësimi në themel të propozimit nuk është vetëm i një natyre operative.

Aeroporti i Puglias ka fituar eksperiencë specifike për investimet në infrastrukturë (ka ndërtuar terminalet e reja ajrore në Bari dhe Brindisi) dhe në negociatat me kompanitë ajrore për menaxhimin e trafikut të linjave. Por kjo nuk është e gjitha: ekziston edhe komponenti i Mbrojtjes Civile (aeroporti Foggia) dhe industria e hapësirës ajrore (Grottaglie).

Aeroporti i Puglias ka nënshkruar një kontratë me një grup bankash për një kredi deri në 65 milion euro për rritjen e biznesit.

 

Pas

Larg nga Tirana, Basha mbledh për darkë aleatët e PD, ja çfarë po diskutohet

Para

“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

Para
“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

“Hap frigoriferin dhe shiko Ramën”, strategjia e normalizimit të vesit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar