• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tirana po vuan për ujin, Veliaj ka një mesazh për të gjithë qytetarët

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Tirana po vuan për ujin, Veliaj ka një mesazh për të gjithë qytetarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zona e Astirit në kryeqytet nuk do të vuajë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Gjatë verës, Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar për të ndërtuar një linjë të dedikuar që sjell ujë direkt nga impianti i Bovillës, për të furnizuar zonën e Astirit, e cila furnizohej me ujë pusi dhe mungonte rrjeti i kanalizimeve.

Erion Veliaj, tha se ky ishte gushti i fundit që zona e Astirit ka vuajtur nga mungesa e ujit të pijshëm., ku është punuar gjatë verës për linjën nga impianti i filtrimit të Bovillës.

“10 km në tre lote, për të furnizuar me ujë gjithë zonën e Astirit, e cila është ndërtuar mbi puse, me leje të dhëna nga ish-Komuna e Farkës, një zonë e ndërtuar me gropa septike. Pra, për dikë që erdhi në Tiranën e viteve ’90-2000 dhe bleu shtëpi me 300 euro metri katror, përgjigjja e pyetjes pse shtëpia ishte kaq e lirë, është se s’kishte rrjet ujësjellësi dhe kanalizimesh”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se ky projekti do të shtrihet edhe në zona të tjera në periferi të qytetit.

“Për gjithë qytetarët, sidomos tek zona e Astirit, Yzberishtit, Laprakës, që sot po shohin të mirat e këtij investimi, besoj e kanë kuptuar se kur politika nuk përfshihet në punët komunale, Tirana ecën përpara. I them Monës dhe Lulit, mirëserdhët në Tiranë pas pushimeve, por gjërat që po denonconi tashmë kanë nja dy javë që i kemi zgjidhur. Është koha të bllokoni diçka tjetër, se ujësjellësin dhe kanalizimet e Tiranës, siç duket edhe nga kjo punë në mesnatë, nuk i bllokoni dot. Përfundimisht, punët në këtë qytet, nuk i bllokoni dot”, tha Veliaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos blejnë ujë të pakontrolluar nga autobotet private, të cilët abuzojnë duke e shitur ujin e marrë për vaditje apo prodhim industrial, si ujë të pijshëm.

“Kemi patur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t’u përdorur”, tha Veliaj, teksa kërkoi bashkëpunimin e banorëve për të denoncuar të gjitha rastet e spekulimit. Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve”, u shpreh ai.

Bashkia po vijon  për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në Rrugën e Elbasanit, ku nuk ishte vënë dorë që në vitet 1940. Falë këtij investimi, zona nga Fakulteti Ekonomik, kryqëzimi i rrugës “Arben Broci” dhe “Shahin Toci”, si dhe zona përballë me Fakultetin Filologjik, deri tek stadiumi “Qemal  Stafa”, e cila përmbytej vazhdimisht gjatë shirave të rrëmbyeshëm, duke u kthyer në problem madhor për qytetin, gjen zgjidhje përfundimtare.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi këtë investim një nga më madhorët që është kthyer në 30 vitet e fundit në kryeqytet dhe kanë ngelur metrat e fundit, nga rrethrrotullimi i Qytetit Studenti tek Fakulteti i Ekonomisë që të mos ketë më probleme për përmbytjet.

Pas

Jo vetëm Arena Kombëtare, Rama tregon stadiumin e ri të transformuar nga e para (FOTO)

Para

Monstra e Tiranës, përndiqte vajzat dhe masturbohej para hyrjes së pallatit (EMRI

Para
Monstra e Tiranës, përndiqte vajzat dhe masturbohej para hyrjes së pallatit (EMRI

Monstra e Tiranës, përndiqte vajzat dhe masturbohej para hyrjes së pallatit (EMRI

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

nga Fast News
14:43 | 19/01/2026
0

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

Recent News

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

14:43 | 19/01/2026
Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar