• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Policia aksion të befasishëm, ‘blindohen’ disa zona të Tiranës, 3 të arrestuar

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Policia aksion të befasishëm, ‘blindohen’ disa zona të Tiranës, 3 të arrestuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka zhvilluar sot një aksion të befasishëm kundër trafikut të lëndëve narkotike në disa zona të kryeqytetit, duke arrestuar tre persona dhe duke proceduar në gjendje të lirë një tjetër.

Mësohet se uniformat blu kanë kryer kontrolle në rrugën “Dritan Hoxha” ku ka arrestuar dy trafikantë të rinj, pasi në katin e parë të një pallati, duke shfrytëzuar pjesën e jashtme të murit të një bilardoje, mbanin dhe linin për shitje lëndën narkotike.





Gjithashtu, janë kryer kontrolle dhe në rrugën Petro Marko”, ku është arrestuar një person me precedentë penalë dhe proceduar një tjetër, edhe këta për trafikim të lëndëve narkotike.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Kontrolle për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza

Kontrollet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”.

Gjatë orëve të fundit goditen dy raste të shpërndarjes së lëndës narkotike, ku 3 persona janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 53 doza me lëndë të dyshuar kanabis, gati për shpërndarje.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja” në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ka ushtruar kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Dritan Hoxha”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë;
– K. A., 25 vjeç, banues në Tiranë;

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, në rrugën “Dritan Hoxha”, shërbimet e policisë iu gjetën 19 doza me lëndë të dyshuar kanabis. Këta shtetas për shitjen e lëndës narkotike me bazë porosie, në katin e parë të një pallati, shfrytëzonin pjesën e jashtme të murit të një bilardoje, ku mbanin dhe linin për shitje lëndën narkotike.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”, në rrugën “Petro Marko”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi: D. A., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Petro Marko”, këta dy shtetas kanë qenë duke qëndruar së bashku dhe në momentin që shërbimet e policisë janë afruar për kontroll shtetasi K. D. ka hedhur në shkurre një qese me 34 doza me lëndë të dyshuara kanabis.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Pas

Seanca maratonë, Tahiri lë pa fjalë prokurorin, nxjerr e-mailin konfidencial për Habilajt

Para

“Po verifikojmë raste të tjera” Bardhi zbulon se si i siguron PD dokumentet autentike për kryebashkiakët

Para
“Po verifikojmë raste të tjera” Bardhi zbulon se si i siguron PD dokumentet autentike për kryebashkiakët

“Po verifikojmë raste të tjera” Bardhi zbulon se si i siguron PD dokumentet autentike për kryebashkiakët

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar