Vijojnë të dalin detaje të tjera nga seanca gjyqësore që po zhvillohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Tahiri është shprehur se nuk i ka ndihmuar kurrë kushërinjtë e tij të fisit Habilaj, të cilët tashmë janë të arrestuar në Itali.
Për këtë fakt ai ka sjellë në vëmendje vitet 2013-2014 pasi ata kanë qenë të proceduar për pengmarrje.
Ndër të tjera Tahiri është ndalur dhe te radarët që asokohe nuk punonin.
Ish-ministri ka treguar se ka patur një shkresë “Top Secret” të cilën ia ka dërguar edhe ish-ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ku e ka informuar se policia ka konstatuar se radarët nuk punojnë.
“Prokuroria më akuzon për katër episode, që kanë ndodhur në vitet 2013-2015. Si ka mundësi që prokururia të më akuzojë për kultivim drogë para se të marr detyrën e ministrit të Brendshëm? Policia e Shtetit më 3.10.2013 ata janë dërguar në procedim penal. Si mundet që t’i dërgoja në procedim nëse i favorizoja në trafikun e drogës? Të paktën në dy rastë të tjera, PSH i ka dënoncuar dhe proceduar vëllezërit Habilaj. Artan, Florian dhe Moisi Habilaj, për pengmarrje.
Janë dërguar në vijën e dytë për kontroll në TIMS. Si mund t’i bëja nëse i favorizoja?
Unë në kohën që kam qenë ministër i Brendshëm, në vitin 2016, i kam dërguar një shkresë konfidenciale, “Top Secrete”, koleges sime, ish-ministres Mimi Kodheli.
Në këtë shkresë, e kam vënë në dijeni se radarët e ushtrisë nuk punonin, pasi Policia kishte konstatuar mosfunksionimin e tyre, duke hapur një rrugë të re për trafikun e drogës.”, mësohet se është shprehur ish-ministri Saimir Tahiri.