Nepotizmi është një sëmundje e vjetër e administratës shqiptare. Edhe pse është bërë shumë punë për ta luftuar atë, por sërish lidhjet nepotike në administratën shqiptare janë shumë të forta.
Një nga deputetët më të zëshëm të Mazhorancës, që drejton dhe Komisione të rëndësishme Ulsi Manja denoncohet nga Jamarbër Malltezi, pikërisht për punësimet e familjarëve të tij në administratë.
Në një postim në facebook, Malltezi shkruan se si janë të punësuar në sektorë dhe nivele të ndryshme të administratës të gjithë familjarët e deputetit Manja.
Duke filluar nga vëllezërit e tij e deri tek bashkëshortja, të gjitha kanë zënë nga një vend në sistemin e administratës shqiptare dhe kriteret e përzgjedhjes mund të lënë shumë vend për diskutim.
Postimi i Jamarbër Malltezit: