Sot LSI kremton datën e themelimit të saj. Partia që në këto vite arriti të vinte në kontroll binomin PS-PD dhe që tashmë drejtohet nga Monika Kryemadhi, nuk e ka themeluesin e saj, Ilir Meta, i cili është president.
Por gjatë festimeve të sotme për 15-vjetorin e LSI, pas fjalës në pallatin e Kongreseve, është mbajtur edhe një koktej me të ftuar të shumtë.
Ajo që ka bërë më shumë bujë, ka qenë një foto, ku duken Monika Kryemadhi dhe Gramos Ruçi shumë pranë njëri tjetrin. Ruçi duket se diçka i ka thënë kryetares së LSI, por se çfarë mbetet mister.
Mes tyre bie në sy edhe gazetari që ka dalë hapur kundër Qeverisë, Ylli Rakipi.