Monika Krymadhi mbajti një fjalë relativisht të gjatë me rastin e 15-vjetorit të themelimit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilën pasi Meta shkoi në presidencë, ajo e drejton.
Në fjalën e saj para anëtarëve të kësaj partie, Kryemadhi përfitoi për të folur edhe sikur ishte në çelje të një fushate elektorale.
Ndër të tjera, ajo u ndal edhe te ekonomia, duke thënë se LSI bashkë me PD synojnë që të risjellin në sistemin tonë fiskal, taksën e sheshtë, 10% dhe të heqë taksën e progresive që ka implementuar PS.
Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj para anëtarëve u ndal edhe te plani ekonomik duke qenë në një linjë me PD-në për vendosjen e taksës së sheshtë dhe jo progresive si tani. “Të clirojme ekonomine nga oligarkia, t’i japim frymë biznesit të vogël e te mesem, t’i kthejmë besimin që te investojnë e punesojnë sa më shumë njerëz. Ne jemi angazhuar dhe do te vazhdojme ti qendrojme aspiratave tona per ulje taksash dhe dhenie fryme ekonomise shqiptare.
Vendosje e takses se sheshte ne 10% .
TVSH 0 per prodhimet bujqesore
TVSH 6% per produktet e shportes
Heqjen e takses se tvsh ne dogane e shume propozime te tjera te cilat ne vazhdojme tiu qendrojme dhe nuk do te rreshtim per te realizuar angazhimet tona ndaj qytetareve. Të ristrukturojme ekonominë jo si lavatrice e parave të pista të droges e trafiqeve, por ta bazojmë atë tek prodhimi dhe sherbimet, në sektoret që kanë avantazh konkurrues dhe që krijojne punesim të mirepaguar. Të realizojme reformen në arsim, ku te krijojme mundesi të barabarta reale për çdo të ri dhe të re per nje arsim cilesor, të lidhur me tregun e punes dhe që garanton punesim. Të reformojme shëndetesine dhe të forcojmë shendetin public, duke forcuar spitalet publike, dhe garantuar cilesinë e ilaçeve. Duke imponuar tolerance zero ndaj ndotjes se mjedisit dhe duke garantuar sigurinë ushqimore. Të mbeshtesim rinine, duke mos kursyer në kthimin e besimit per të jetuar e punuar në Shqiperi” tha Kryemadhi.