Ditën e sotme kanë dalë emrat e disa prej biznesmenëve të fuqishëm të ndërtimit dhe të policive private që u arrestuan nga policia pas mashtrimit me faturat tatimore.
Besnik Pelivani, është një prej biznesmenëve të ndërtimit, i arrestuar me urdhër të Prokurorëve të Tiranës Elisabeta Imeraj dhe Valentin Preci pasi kompania e tij A.B.BE ka mashtruar me skemën e TVSH-së për t’ju shmangur detyrimeve.
Shpresa Joanidhi, është emri një biznesmene tjetër që është arrestuar gjatë aksionit të nisur dy ditë më parë por që vazhdon dhe në këto momente.
Mësohet se ndër personat e arrestuar pas kallëzimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, është dhe biznesmeni dhe pronari i kompanisë ARB & TRANS 2010, Fatmir Firi. Gjithashtu, mes biznesmenëve që u përfshinë nga vala e arrestimeve pas dyshimeve se gjatë periudhës 2017-2019 kanë krijuar kompani fiktive për tju shmangur detyrimeve është dhe Ilirjan Dimo.
Pas analizës së kryer nga Hetimi Tatimor në muajin gusht kanë dalë në pah dhe mashtrimet e kryera nga këta shtetas me faturat tatimore dhe që i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej miliona lekësh.
Përveç biznesmenëve të mësipërm që kishin si fushë të aktivitetit të tyre ndërtimin, në pranga kanë përfunduar dhe dy pronarë të dy kompanive të ruajtjes dhe sigurisë ose thënë ndryshe policive private. Në pranga ka rënë Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe biznesmeni tjetër Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY 1’.
Në kërkim për mashtrimin me faturat tatimore janë dhe shumë biznesmenë të tjerë, ndërsa aksioni i policisë për mashtrimin e tyre vijon dhe në këto momente pasi numri i personave të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme është më i lartë. /newsbomb.al