Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka befasuar sërish me një postim të tij rrjetet sociale.
Ngjela ka treguar në rrjetet sociale disa lëvizje që sipas tij ndodhin në prapaskenën e politikës shqiptare gjatë këtyre muajve të fundit.
Sipas tij ka një rritje shumë të madhe të ndikimit nga konjukturat e politikave të vendeve të rajonit, por dhe të fuqive të mëdha botërore.
Statusi i Spartak Ngjeles:
Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi politik që i bëhet sot termit “Shqipëri e Madhe”, i ka bërë qesharakë këta në kancelaritë amerikanë dhe europiane.
Po, pse e përdorin këtë kaq rëmdom, dhe si me një pasion të karakterit të një tabuje historike në rrafsh botëror?
Po, pse fillon e përdoret ky term pikërisht tani; kur presidenti i Serbisë, Vuçiç, u kthye nga Amerika i tërbuar me theksin kategorik amerikan se “Kosova është shtet i pavarur?
Dhe në fund, vërtetë mendojnë këta se politika amerikane dhe gjermane mallëngjehen pse këta po përdorin me kast një term fashist? Këta qeshin, sepse e dinë që historia po kërkon rivlerësimin e Arbërisë natyrore.
Po opozita antikombëtare Berisha, pse pikërisht tani kur çështja kombëtare shqiptare është në progres të përditshëm; kërkon destabilizimin e Shqipërisë?
l.
Kur historia të lë mbrapa në të koncepruarin e saj, çdo individ që arsyeton bëhet qesharak.
Kështu e pësojnë edhe politikat arkaike që nuk mbështetën dot në sensin real historik.
Kështu është katandisur sot edhe politika greke, edhe politika serbe. Në fakt këto dy politika genocidiste antishqiptare që kanë afër 200 vjet që duan të shfarosin shqiptarët, tani janë jashtë kohe, dhe, si të tillë, po i përbuz historia.
Një popull, një politikë apo një pseudoshkencë historike përbuzen nga historia kur befas del në shesh gjithë një veprimtari politike e cila ka ushtruar dhunë kundër një populli tjetër. Sidomos kur, pasi ka fshehur apo ka falsifikuar historinë, i ka dalë në shesh hapur historia e vërtetë.
Kjo ka ndodhur në dyqind vjet histori: falsifikim i historisë së Shqipërisë me një filozofi konstante antishqiptare. Luftë kundër gjuhës shqipe dhe genocid kundrejt shqiptarëve që tani janë të shpërndarë kudo në Ballkan dhe në Europë.
ll.
Por, sado egërsisht që luftuan, nuk ia arritën dot ta mbyllin çështjen shqiptare. Shqiptarët befas u forcuan. Gjuha shqipe po del në pah si gjuha parësore në historinë europiane; dhe historia e Shqipërisë doli në skenë si një mangësi që ka krijuar krizën reale për zhvillimin e Ballkanit.
E gjithë kjo vjen ndërkohë e po konvergon me politikën amerikane dhe me politikën gjermane.
Por edhe diçka tjetër: politika amerikane tani është në skemën shqiptare për dominimin politik të Ballkanit Perëndimor kundër Rusisë.
Sllavizmi ortodoks po rezulton antiamerikanizëm historik. Ka shumë arsye për këtë fakt, por ne na duhet të flasim për faktin.
Pikërisht këtu fillon ngritja historike shqiptare: një botë shqiptare në Ballkanin Perëndimor e gjitha proamerikane dhe me sentiment të hapur perëmdimor, tani ka 20 vjet që po e zhvleftëson përfundimisht falsitetin historik të ngritur në sistem nga Beogradi dhe Athina. Tani, pas këtij fakti, propaganda fals e Beogradit dhe Athinës që shqiptarët janë forca antiperëndimore ka rënën plotësisht.
Përkundrazi: sot dy janë qëndrat antiamerikane të Ballkanit Perëndimor- Beogradi dhe Athina.
Dhe, janë pikërisht këta që janë edhe pushtuesit më të mëdhenj të Arbërisë…
Pikerisht këtu fillon politika jonë e re shqiptare… por kjo politikë ka ende dhe ca pak pengim nga të korruptuarit e mëdhenj të të gjitha krahëve të politikës aktuale shqiptare. Këta tani, janë lëshuar në Moske, në Beograd e në Ankara, dhe po kërkojnë të sabotojnë Reformën në Drejtësi dhe theksin amerikan në ecurinë e politikës shqiptare.
Por, për të gjitha ato që theksuam më lart, e kanë krejt të pamundur.