Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Valbona Guri, Credins bank : Partneriteti me DSA u japin familjeve më shumë shpresë dhe dinjitet

nga Fast News
4 minutes më parë
në Finance
0
Valbona Guri, Credins bank : Partneriteti me DSA u japin familjeve më shumë shpresë dhe dinjitet

Valbona Guri

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjegjësia sociale e korporatave merr vlerë kur shndërrohet nga një angazhim institucional në mundësi konkrete për njerëzit dhe komunitetet. Për Credins bank, mbështetja për Fondacionin Down Syndrome Albania është pjesë e një qasjeje më të gjerë që synon të promovojë gjithëpërfshirjen, barazinë dhe mirëqenien sociale, përmes partneriteteve afatgjata dhe përfshirjes aktive.

Valbona Guri, Drejtore e Departamentit të Marketingut në Credins bank, thekson se kontributi i sektorit bankar nuk duhet të kufizohet vetëm te mbështetja financiare, por të përfshijë edhe krijimin e mundësive konkrete për arsimim, formim profesional dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara. Ajo ndan edhe përvojën e Credins bank në punësimin gjithëpërfshirës, rezultatet e angazhimit të bankës në fushën e përgjegjësisë korporative dhe pritshmëritë për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit me Down Syndrome Albania.

Çfarë rëndësie ka për Credins bank mbështetja për Fondacionin “Down Syndrome Albania” dhe si lidhet kjo nismë me qasjen e bankës ndaj përgjegjësisë sociale dhe komuniteteve ku operon?

Credins bank, përmes përgjegjësisë korporative, ka arritur tashmë të konsolidojë një profil të qartë si një institucion që e sheh rolin e tij përtej aktivitetit financiar, duke e kthyer përgjegjësinë ndaj shoqërisë në një element të rëndësishëm të filozofisë dhe strategjisë së biznesit. Në këtë aspekt, ndër vite jemi përpjekur të mbështesim dhe promovojmë iniciativa dhe kauza me në fokus gjithëpërfshirjen, integrimin, barazinë, mirëqenien sociale, etj.

Mbështetja për Fondacionin Down Syndrome Albania është një tjetër dëshmi e politikave tona sociale të ndjekura, por njëherazi edhe vlerësimi ynë për punën e vazhdueshme që fondacioni bën në ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale dhe për familjet e tyre. Është një partneritet që e vlerësojmë veçanërisht për përkushtimin e jashtëzakonshëm, pasionin dhe dëshirën e ekipit të fondacionit për të sjellë ndryshim real në jetën e këtyre fëmijëve, duke u krijuar atyre çdo vit e më shumë mundësi për zhvillim dhe një jetë sa më të pavarur.

Bashkëpunime të tilla janë jo vetëm vlerë e shtuar për komunitetet që përfitojnë, por përcjellin edhe një mesazh të rëndësishëm përmes shembullit që përçojnë. Ato shërbejnë si një nxitje për korporatat e tjera, por edhe për çdo individ që ka mundësi të kontribuojë, që të bëhet pjesë e kauzave të tilla.

Për ne, është e rëndësishme që ky angazhim të mos mbetet vetëm në nivelin e mbështetjes financiare, por të shoqërohet edhe me përfshirje aktive, duke i dhënë më shumë zë kauzave që synojnë të sjellin ndryshim në shoqëri. Kjo është edhe arsyeja pse, në nisma të tilla, stafi i Credins ka qenë gjithmonë i pranishëm, duke treguar se mbështetja jonë nuk shprehet vetëm në nivel institucional, por edhe përmes përfshirjes personale të punonjësve tanë.

Organizatat si Down Syndrome Albania ofrojnë shërbime thelbësore për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Si mund të kontribuojë sektori bankar në qëndrueshmërinë e këtyre shërbimeve dhe në krijimin e mundësive për arsimim, punësim dhe pavarësi ekonomike për personat me aftësi të kufizuara?

Sektori bankar mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, jo vetëm përmes mbështetjes financiare të organizatave që ofrojnë shërbime të specializuara, por mbi të gjitha edhe përmes krijimit të mundësive/habitateve konkrete për përfshirjen social-ekonomike të personave me aftësi të kufizuara.

Edhe pse bankat janë institucione që kanë një rol të rëndësishëm në tërësi të zhvillimit ekonomik në vend, pavarësisht industrive, mendoj se korporatat e mëdha me përvojë dhe të konsoliduara mund të kontribuojnë në ofrimin e më shumë mundësive për arsimim, formim profesional dhe punësim.

Gjykoj se është e rëndësishme që këto iniciativa të mos mbeten raste të izoluara sporadike, por mbi të gjitha të kthehen në praktika të vazhdueshme që nxisin një treg pune dhe një mjedis social-ekonomik dhe kulturor më gjithëpërfshirës.

Këtu dua të ndalem edhe te eksperienca jonë konkrete në Credins bank, ku përmes bashkëpunimit me Fondacionin Down Syndrome Albania (DSA) dhe nismës së dedikuar për punësimin gjithëpërfshirës të Personave me Aftësi të Kufizuara në platformën “duapune.com”, kemi mirëpritur në stafin tonë Kristina Lee. Një eksperiencë që na ka dhënë mundësinë të shohim nga afër vlerën e punësimit në një dimension tjetër dhe kontributin me vlerë që mund të japë çdo individ në një institucion.

Gjithashtu, dua të theksoj faktin se në Credins, krijimi i mundësive të punësimit për individë që hasin pengesa të ndryshme sociale apo fizike ka qenë një pjesë e rëndësishme e mënyrës se si ne i konceptojmë politikat tona të burimeve njerëzore. Kështu, përgjatë viteve, kemi mirëpritur në stafin tonë persona me aftësi të kufizuara në shikim, apo edhe individë që vijnë nga kategori të ndryshme vulnerabël.

Si mund të kalojë përgjegjësia sociale nga një aktivitet i veçantë në një pjesë të qëndrueshme të strategjisë së biznesit, me objektiva dhe rezultate të matshme?

Gjykoj se elementi kryesor që e bën përgjegjësinë sociale pjesë të qëndrueshme të strategjisë së një biznesi është konsistenca/vazhdimësia, e mbi të gjitha impakti konkret që ajo krijon në shoqëri.

Në Credins, përgjegjësia korporative nuk është ndërtuar mbi dhurime apo mbështetje sporadike, por mbi një vizion ku investimi në komunitet ndër vite është shtrirë në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, shëndetësia, teknologjia, punësimi, sporti dhe mirëqenia sociale.

Një pasqyrim i kësaj pune të vazhdueshme është dhe vlerësimi që morëm nga Euromoney Awards 2026, ku Credins bank u shpall ‘Best Bank for Corporate Responsibility in Albania’, duke u bërë banka e parë në Shqipëri që merr këtë çmim prestigjioz. Ky vlerësim erdhi pas një procesi të detajuar vlerësimi të punës sonë gjatë viteve 2024–2025, ku u morën në konsideratë projektet, investimet, partneritetet dhe ndikimi i tyre në komunitet.

Vetëm gjatë vitit 2025 realizuam 175 iniciativa, të lidhura me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Për ne, rezultatet e matshme nuk lidhen vetëm me numrin e projekteve apo fondet e investuara, por me impaktin që këto iniciativa sjellin në jetën e njerëzve. Projektet tona monitorohen në mënyrë të vazhdueshme për të kuptuar ndikimin e vlerës së përfitueshmërisë po aq edhe numrin e përfituesve, sepse qëllimi ynë është që çdo bashkëpunim, përfshirë edhe atë që kemi me Down Syndrome Albania, të mos jetë thjesht një kontribut sporadik, por të prodhojë përmirësime të prekshme, me peshë reale dhe që zgjasin në kohë.

Çfarë do të konsideronit një rezultat domethënës të këtij bashkëpunimi pas një viti dhe si mund të zhvillohet më tej partneriteti me Down Syndrome Albania?

Fillimisht, dëshiroj të theksoj se kemi pasur kënaqësinë të bashkëpunojmë me Down Syndrome Albania, kjo duke parë nga afër përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin fondacioni punon ndër vite.

Për Credins, është e rëndësishme që ky bashkëpunim të vijojë të sjellë përmirësime reale në jetën e fëmijëve të këtij komuniteti dhe t’u përgjigjet nevojave të tyre.

Sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit, besoj se bashkëpunimet më të mira ndërtohen jo vetëm mbi vullnetin e mirë dhe dëshirën për të sjellë ndryshim, por edhe mbi kapacitetet, profesionalizmin dhe aftësinë për t’i kthyer kauzat humane në rezultate të prekshme.

Sot është e rëndësishme që edhe vetë organizatat të forcojnë ekspertizën e tyre dhe të sjellin praktikat më të mira ndërkombëtare, duke i përshtatur ato me nevojat/apo realitetin vendas.

Në këtë aspekt, kjo mendësi do të krijonte një mundësi për zgjerime partneritetesh, e cila do të përkthehej edhe në një ndikim më të madh për komunitetin në shumë fusha të jetës.

Një shembull konkret i kësaj është edhe partneriteti ynë i suksesshëm me Down Syndrome Albania, për të cilin dëshirojmë të vazhdojë, sepse mbështetja e një organizate të tillë do të thotë të kontribuosh përtej një institucioni. Vlera më e madhe e këtij bashkëpunimi qëndron pikërisht te mundësia për t’u dhënë këtyre familjeve më shumë shpresë për të ardhmen dhe mbi të gjitha dinjitet./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Valbona Guri, Credins bank : Partneriteti me DSA u japin familjeve më shumë shpresë dhe dinjitet

Valbona Guri, Credins bank : Partneriteti me DSA u japin familjeve më shumë shpresë dhe dinjitet

nga Fast News
09:53 | 15/11/2026
0

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

nga Fast News
15:59 | 14/11/2026
0

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

nga Fast News
15:20 | 14/11/2026
0

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

nga Fast News
14:59 | 14/11/2026
0

Recent News

Valbona Guri, Credins bank : Partneriteti me DSA u japin familjeve më shumë shpresë dhe dinjitet

Valbona Guri, Credins bank : Partneriteti me DSA u japin familjeve më shumë shpresë dhe dinjitet

09:53 | 15/11/2026
PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

15:59 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora