• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pasaportat diplomatike/ Rama i heq kompetencat Cakajt dhe ia jep të besuarit të tij, si preket Basha e Veliaj nga ky vendim

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Pasaportat diplomatike/ Rama i heq kompetencat Cakajt dhe ia jep të besuarit të tij, si preket Basha e Veliaj nga ky vendim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

VKM-ja i është shpërndarë deputetëve të kuvendit për t’u njohur me të, ndërsa aneksi i tij hedh dritë mbi kompetencën e re të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. “Funksionarët dhe nëpunësit publikë, me autorizim të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, për shkak të specifikës së funksionit apo detyrës shtetërore që kryejnë”, thuhet në aneksin e VKM, duke dalë mbi ligjin organik të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili këtë atribut ia jep ministrit të Jashtëm.

Por, vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave në lidhje me të drejtën e mbajtjes së pasaportave diplomatike, përjashton nga kjo e drejtë kryetarin e opozitës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.





Në vitin 2013, pas ardhjes në pushtet të maxhorancës së majtë, kryetarit të opozitës iu dha statusi protokollar i ministrit, që nënkuptonte trajtimin e tij njëlloj si ministrat, në trajtimin që përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit, duhet të kishin ndaj tij. Vendimi i fundit e pajisë kryetarin e opozitës njëlloj si kryetarin e çdo partie politike me pasaportë shërbimi.

Po ashtu, edhe çdo kryetar bashkie, përfshirë dhe kryetarin e bashkisë më të madhe në vend, Bashkisë së Tiranës, pajiset vetëm me pasaportë shërbimi. Ajo që vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për dhënien e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit sjell si risi, është përjashtimi nga pasaporta diplomatike i të gjithë ish-ministrave të Jashtëm. Bëhet fjalë për ata që nuk janë më deputetë, sepse deputeti automatikisht pajiset me pasaportë diplomatike.

“Në rastin kur mbajtësi i pasaportës diplomatike apo të shërbimit lë funksionin për të cilin është pajisur me këtë pasaportë, ajo duhet të dorëzohet brenda 45 ditëve kalendarike pranë ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, me përjashtim të rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe”, thuhet në pikën 3 të kësaj VKM-je. Emra të njohur në krye të Ministrisë së Jashtme, të cilët nuk janë më deputetë, nuk do të mbajnë më pasaportë diplomatike, ndërsa të gjitha pasaportat aktuale do të jenë në fuqi deri në fund të këtij viti, shkruan panorama.

“Subjektet që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019”, thuhet në pikën 14 të VKM-së.

“Pasaportat diplomatike dhe të shërbimit u lëshohen personave që u lind kjo e drejtë sipas parashikimeve ligjore apo nga ky vendim”, thuhet në pikën 1 të kësaj VKM-je. Vetë VKM-ja, për çdo veprim në lidhje me mbajtjen apo dorëzimin e pasaportave diplomatike apo atyre të shërbimit, u referohet procedurave që zhvillohen në Ministrinë e Jashtme.

Cakaj largoi e transferoi në qershor mbi 50 diplomatë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, pak ditë para miratimit të kësaj VKM-je në qeveri, njoftoi largimin dhe transferimin e 50 diplomatëve shqiptarë. Cakaj u shpreh në një deklaratë për mediat se vendimi ndaj tyre hynë në fuqi menjëherë. “Arsyet për lëvizjen e tyre nuk janë të njëjta, pasi disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinore, të tjerë për tejkalim të kompetencave dhe të tjerë për shpërfillje të detyrave”, tha ministri. Cakaj njoftoi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë.

“Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht, për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve”, tha Cakaj. Ai u shpreh gjithashtu se mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe pasaportave të shërbimit do të shpallen të pavlefshme.

“Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme. Dhe kjo do të marrë fund që nga java e ardhshme. Së fundmi, mbi 20 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të tillë. Konsujt e nderit nuk duhet të jenë një shoqëri privilegjesh, por një komunitet shërbimi”, u shpreh ai.

PAJISEN ME PASAPORTA BIOMETRIKE DIPLOMATIKE

Presidenti i Republikës
Ish-Presidenti i Republikës
Kryetari i Kuvendit
Ish-kryetari i Kuvendit
Kryeministri
Ish-Kryeministri
Bashkëshortja/i dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të:
Presidentit
Kryetarit të Kuvendit
Kryeministrit
Bashkëshortja/i e deputetit
Zëvendëskryeministri
Anëtarët e Këshillit të Ministrave
Deputeti
Zëvendësministri
Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së lartë
Drejtuesi dhe anëtarët e KLGJ
Drejtuesi dhe anëtarët e KLP
Kryetari dhe anëtarët e KED
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Komisionerët publikë
Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Kryetari dhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Avokati i Popullit
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit
Kryetari i anëtarët e KQZ
Drejtuesi dhe anëtarët e Strukturës së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK
Prokurori i Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kuvendit,
Kryeministrisë
Drejtori i kabinetit në Presidencë, Kuvend, Kryeministri
dhe ministrinë përgjegjëse për Punët e Jashtme
Këshilltarët në kabinetin e Presidentit, Kuvendit Kryeministrit në rastet kur janë të ngarkuar me çështje diplomatike dhe protokollare, jo më shumë se tre këshilltarë
nga çdo institucion
Këshilltarët e ministrit përgjegjës për punët e Jashtme,
kur janë diplomatë karriere
Kryetari dhe nënkryetari i SHISH
Drejtori i Përgjithshëm i DSIK-së
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
Personeli diplomatik i shërbimit të Jashtëm dhe
familjarët e tyre
Funksionarët ndërkombëtare, përfaqësues ose anëtarë
të organizatave ndërkombëtare me shtetësi shqiptare,
të emëruar ose të kandiduar nga shteti shqiptar
Avokati i Përgjithshëm i Shtetit
Oficeri i Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe
familjarët e tyre
Oficer kontakti pranë ministrive homologe të shteteve të
tjera, institucioneve ndërkombëtare si dhe të atashuar
pranë misioneve diplomatike dhe familjarët e tyre
Korrieri diplomatik
Komandanti i Gardës së Republikës
Truproja për sigurimin e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit
Personat që me ligj të posaçëm gëzojnë të drejtën të
pajisen me pasaportë diplomatike
Funksionarët dhe nëpunësit publikë, me autorizim të
Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, për
shkak të specifikës së funksionit apo detyrës shtetërore
që kryejne

Pas

Ambasada e SHBA tregon zyrtarët që ranë në grackën e Vettingut (VIDEO)

Para

Shkarkimi i Metës, sot mblidhet Komisioni Hetimor, ja kur do pyetet Presidenti

Para
Shkarkimi i Metës, sot mblidhet Komisioni Hetimor, ja kur do pyetet Presidenti

Shkarkimi i Metës, sot mblidhet Komisioni Hetimor, ja kur do pyetet Presidenti

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar