Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përcaktuar procedurat dhe dokumentacionin që duhet të paraqesin qytetarët për të përfituar falje të plotë ose të pjesshme të detyrimit për parcelën ndërtimore në rastet e ndërtimeve të legalizuara pa leje. Lehtësitë variojnë nga 20% deri në 100%, në varësi të kategorisë sociale dhe kushteve të pagesës. Qytetarët që kanë përfunduar procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje mund të përfitojnë lehtësi financiare në pagesën e parcelës ndërtimore, në bazë të statusit social dhe kritereve të përcaktuara në legjislacion. Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, falja e plotë e detyrimit parashikohet për poseduesit e ndërtimeve pa leje që kanë statusin e invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, si dhe për personat me statusin e të verbrit. Për të përfituar nga përjashtimi, ata duhet të paraqesin pranë drejtorive vendore të Kadastrës vendimet përkatëse të komisioneve mjekësore.

Ulje 50% për disa kategori sociale

Një grup më i gjerë qytetarësh mund të përfitojë ulje prej 50% të detyrimit për parcelën ndërtimore. Në këtë kategori përfshihen poseduesit që kanë në familje persona me statusin e invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, persona të verbër, si dhe rastet e përcaktuara për invalidët e punës dhe bashkëshortët e tyre.

Përfitues janë gjithashtu familjarët e dëshmorëve të atdheut, familjet njëprindërore me fëmijë në ngarkim dhe poseduesit që kanë mbushur moshën e pensionit, në përputhje me kushtet ligjore.

Ndërkohë, qytetarët që përfitojnë ndihmë ekonomike mund të përfitojnë reduktim prej 30% të detyrimit. Për këtë kategori kërkohet një vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku kanë vendbanimin.

20% ulje nëse pagesa kryhet brenda 30 ditëve

Përveç lehtësive që lidhen me kategoritë sociale, udhëzimi parashikon edhe një zbritje prej 20% të detyrimit të mbetur, nëse pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për njoftimin. Kjo ulje zbatohet pavarësisht funksionit të ndërtimit pa leje, sipas kushteve të përcaktuara në udhëzim.

Si kryhen aplikimi dhe pagesat?

Procedurat administrative do të zhvillohen përmes sistemeve elektronike. Formularët plotësohen në mënyrë digjitale, ndërsa faturat për arkëtim u dërgohen qytetarëve përmes portalit e-Albania ose, në rastet e parashikuara, nëpërmjet postës. Pagesat kryhen në llogaritë bankare të drejtorive vendore të Kadastrës. Pas konfirmimit të pagesës dhe rakordimit financiar, detyrimi konsiderohet i shlyer dhe qytetari mund të vijojë procedurat për regjistrimin e pasurisë.

Udhëzimi synon të qartësojë mënyrën e përfitimit të lehtësive financiare që parashikon legjislacioni në fuqi. Ai nuk përbën një falje të përgjithshme të detyrimeve për legalizimet, por përcakton kategoritë përfituese, dokumentacionin dhe procedurat që duhet të ndiqen nga qytetarët.

 

Pas

Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

Para

Buxheti arkëton 626.6 miliardë lekë deri në 9 muaj, TVSH-ja neto rritet me 29%

Para
Buxheti arkëton 626.6 miliardë lekë deri në 9 muaj, TVSH-ja neto rritet me 29%

Buxheti arkëton 626.6 miliardë lekë deri në 9 muaj, TVSH-ja neto rritet me 29%

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

nga Fast News
15:59 | 14/11/2026
0

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

nga Fast News
15:20 | 14/11/2026
0

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

nga Fast News
14:59 | 14/11/2026
0

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

nga Fast News
14:34 | 14/11/2026
0

Recent News

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

15:59 | 14/11/2026
Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

15:20 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora