Stuhia e sotme nuk ka kaluar pa pasoja edhe në qytetin e Beratit. Reshjet e forta brenda shumë pak minutash bën që sistemi i kanalizimeve të këtij qyteti të dilte jashtë funksionit.
Disa foto të mbërritura nga qyteti i Beratit tregojnë pamjet dramatike, ku në disa pjesë, uji ka arritur deri në gjysmë metri.
Deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha materiale.