Rikthehen punimet në Kuvend për deputetët, pas më shumë se një muaji pushime të sezonit veror.
Seanca e parë për këtë sesion të ri do të mbahet në orën 18.00 të mbasdites së sotme.
Në rendin e ditës për sot nuk do të ketë miratim të ndonjë ligji por parashikohet vetëm miratimi i kalendarit 3 javor për punimet e sesionit V të legjislaturës IX të Kuvendit.
Pritet që seanca e sotme të jetë e shkurtër dhe pa debate midis deputetëve pasi nuk është përashikuar një gjë e tillë.
RENDI I DITES
Hapja e Sesionit të V – të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Njoftimi/Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 – 20 shtator 2019 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)