• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

AKU në aksion, bllokon 27 ton ushqime të pasigurta, gjobit dhe mbyll dy biznese

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
AKU në aksion, bllokon 27 ton ushqime të pasigurta, gjobit dhe mbyll dy biznese
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet një aksioni ditën e sotme ka bllokuar 27.642 ton produkte të pasigurta, si dhe ka gjobitur me 3.5 milionë lekë 3 biznese dhe ka ndërprerë aktivitetin në dy prej tyre.

Subjektet e goditura nga kontrolli i AKU-së janë në qytetet Fier, Korçë dhe Shkodër.





NJOFTIMI ZYRTAR I AKU

AKU BLLOKON 27.642 TON PRODUKTE TË PASIGURTA, NDËSHKON ME 3.5 MILION LEKË GJOBË KUNDRAVAJTJET NË 3 SUBJEKTE DHE NDËRPRET AKTIVITETIN E 2 PREJ TYRE

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh të njëpasnjëshme për monitorimin e cilësisë dhe efektivitetit të kontrolleve zyrtare, si në terren, ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorëve, si dhe për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Nga kontrollet ka rezultuar se një ngarkesë me produkte importi dhe disa subjekte nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

Subjekti“TONA-ALB” me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, Korçë, u konstatua se subjekti pasi kishte aplikuar për t’u pajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) kishte vijuar aktivitetin pa marrë miratimin, si dhe pjesërisht pa sistem gjurmueshmërie. U evidentuan një sërë produktesh lëndë të para (erëza 66 kg), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit, si dhe produkte me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së (salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg etj.), si dhe të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),

“Bllokim i produktit” për 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe 576 kg produkte të paetiketuara, deri në etiketimin e tyre konform ligjit.

Subjekti “Shaqir Hoxha” me aktivitete “Supermarket”, Çermë, Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit (HACCP). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit),

“Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Ditën e djeshme në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës nga ana e inspektorëve të AKU u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e importuar nga subjekti “ZICO sha”, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare). Për rrjedhojë, u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës.

Subjekti “Liljanë Shuajup Prevja” me aktivitete “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore” Bërdicë, Shkodër, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin i parregjistruar në QKB (shkelje për të cilën u bë njoftimi i strukturave të Tatim Taksave Shkodër), pa sistem gjurmueshmërie, si dhe me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (pajisjet e punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

 

 

Pas

Bënin kërdinë duke vjedhur para, banesa, e bizhuteri, arrestohen 3 ‘skifterët’ në Tiranë (VIDEO)

Para

Në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim e përdhunim, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Para
Në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim e përdhunim, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim e përdhunim, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Të Gjitha

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

nga ro ot
16:45 | 07/07/2025
0

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

nga Fast News
09:47 | 07/07/2025
0

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit

nga Fast News
09:44 | 07/07/2025
0

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

6 mijë vende të lira pune, ja sektorët që kërkojnë punonjës

nga Fast News
09:42 | 07/07/2025
0

Recent News

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

EasyPay prezanton një standard të ri sigurie: SCA, tashmë pjesë e platformës sonë digjitale

16:45 | 07/07/2025
Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

Zakoni i përditshëm që ul vdekshmërinë 50 për qind, ja përfitimet për shëndetin mendor e fizik

09:47 | 07/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar