Policia e Lushnjes ka arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar, pasi dyshohet se do të kryente një krim të rëndë në familje.
Uniformat blu kanë marrë njoftim në rrugë operative se shtetasi E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnje po konfliktohej me nënën në banesë.
Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Reagimi në kohë i policisë parandalon një krim brënda familjes
Arrestohet në flagrancë 38-vjeçari, pasi dyshohej se do kryente krim të rëndë në familje, pas konfliktit me nënën e tij.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me silenciator dhe 43 fishekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.D, 38 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë.
Policia e Lushnjës ka marrë njoftim në rrugë operative se ky shtetas po konfliktohej me nënën e tij, në banesën e tyre, në Dushk të Lushnjës.
Policia ka vlerësuar menjëherë informacionin dhe falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja në flagrancë e tij dhe gjetja në trup e një arme zjarri pistoletë me silenciator.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 43 fishekë luftarakë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje”.