Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka publikuar sot dokumentet ku shkruhej se Agim Kajmaku, kryebashkiaku i ri i Vorës, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, është arrestuar dhe dënuar në Greqi në vitin 2003 me akuzën e falsifikimit të parave.
PD ka nxjerrë edhe një video të fushatës të Ramës në Vorë, ku kryeministri e cilësonte Agim Kajmakun kokëfortë dhe e krahasonte me veten e tij.
“Gimi nuk është doktor shkencash, Gimi është si puna ime. Gimi është kokëfortë, e për kokëfortë jemi një grup i mirë këtu ne”, – shprehej Rama në Vorë.
Ndërkohë edhe Belinda Balluku fliste me lëvdata për kandidatin e Vorës.
“Agim Kajmaku është njëri prej jush dhe ju e njihni mirë. Agim Kajmaku është personi i duhur që duhet votuar”, – shprehej Balluku gjatë hapjes së fushatës për votimet e 30 qershorit.