Amazona po “shkrihet” mes flakëve. Planeti tokë është në rrezik. Prej rreth tre javës “mushkëria” e botës po digjet nga flakët, të cilat po shkrumbojnë gjithcka u del përpara. Rreth 73,000 zjarre janë regjistruar midis janarit dhe gushtit, krahasuar me 39.759 gjatë gjithë vitit 2018.
Referuar Instituti Kombëtar për Kërkimin në Hapësirë (INPE), rënia e zjarreve shënon një rritje prej 83% krahasuar me vitin e kaluar dhe më e larta që nga fillimi i regjistrave në 2013. Imazhet dhe videot janë dramatike, teksa shtëllunga të mëdha tymi kanë “pushtuar” vendin. Tymi ka arritur deri në Sao Paulo, më shumë se 1.700 milje larg, madje po përhapet në Peru, Bolivi dhe Paraguai.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur shqetësimin e tyre me anë të hashtagut #prayforamazonia, ndërsa është vendosur theksi tek mos pasqyrimi i plotë që po u bëjnë mediat. Ndër komentet e shumta vëhet krahasimi me pasqyrimin që pati djegia e katedrales së Parisit, me Amazonën, sipas së cilëve kësaj të fundit I është kushtuar një vëmendje më e madhe.