Në mbledhje e zhvilluar pak ditë më parë të Partisë Socialiste në Shkodër ka patur një takim me dyer të mbyllura por mësohet se në këtë takim ka patur edhe debate të ashpra midis socialistëve.
Debati është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku anëtarët socialist kanë shprehur pakënaqësi ndaj Edi Ramës për kandidimin e Valdrin Pjetrit.
Një qytetar ka dërguar një mesazh në adresën e ish-kryeministrit ku thuhet se anëtarët socialiste të Këshillit Bashkiak janë ndjerë të turpëruar me kandidimin e Pjetrit dhe u është kërkuar që të votojnë për kryetare Këshillit një grua që nuk e njohin.
Socialistët e Shkodrës madje kanë kërkuar që kryeministri Rama tju kërkojë falje për kandidimin e Valdrin Pjetrit si kryetar Bashkie.
MESAZHI I PLOTE I SALI BERISHES
Breaking Neës!
Tjeter votojne narkokeshilltaret monist te Shkodres, tjeter ju emeron narkopartia ne krye!
Lexoni mesazhet e socialisteve dixhitale! sb
Përshëndetje doktor!
Si mbështetës i flaktë i të majtës dhe kundërshtar i juaji prej 2 dekadash, nuk e mendoja kurrë se do të të shkruaja për t’u ankuar, por ja që fundërinat komunisto-kriminale me detyruan.
Jam një nga antëtarët e Këshillit të Bashkisë Shkodër të konstituuar sot.
Prej vitesh kam kontribuar për Partinë Socialiste, përfshirë edhe zgjedhjet moniste të këtij viti.
Dje pasdite kishim mbledhjen para konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe disktuam dy alternativa, Luan Hetën dhe Arvit Osjen. Në mes të këtyre dy këshilltarëve ndahej mbështetja e mbi 90% të këshilltarëve për postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Papritur, pa pyetur fare për vullnetin tonë, mbrëmë rreth orës 22:00 vjen urdhëri nga Tirana për të votuar një person anonim të quajtur Brisiela Truma Kadija, ndryshe do përjashtoheshim nga partia.
Pra, neve punuam gjoja për Partinë Socialiste, dhe na vjen urdhëri për të votuar një person anonim vetëm se është bija e ish-gjykatësit komunist Luan Truma dhe ka suportin e Tom Doshit që prej 4 vitesh punon kundër Partisë Socialiste.
Pra, në partinë tonë komunisto-kriminale, të kërkohet të punosh për të, por nuk pyetesh për asgjë dhe nuk ke as të drejtë mendimi. Neve punojmë për PS-në dhe postet i merr Tom Doshi që punon për veten e tij, dhe kundër PS-së.
– Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Brisiela Kadija, bija e një ish-gjykatësi komunist dhe e preferuar e Tom Doshit.
– Nënkryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Suada Selimaj, edhe kjo i rri para mbrapa Tom Doshit, sepse ky i fundit i ka punësuar në OSHEE, atë dhe 5 pjesëtarë të familjes së saj, a thua OSHEE-ja është kompani private e fisit Selimaj. Suada Selimaj bashkë 2 anëtarë të familjes janë në pozicione drejtuese në OSHEE, për të vetmen meritë se i servilosen Tom Doshit..
Të shkruajta me profil fallco, se faqja juaj përgjohet. Të uroj shëndet!
“Pershendetje
Dr . Berisha
Doja me denoncu nje fakt
Te keq te rilindjes
Nje nga drejtuesit e rinj te keshillit bashkiak eshte vendosur Suada Bashkim Selimi. Mbesa e Xhemal Selimit. Kriminelit qe beri shume krime, madje me doren e vet.
Keta kane ozurpuar Shume vende pune ne Oshee(mbi 4 vende pune ne kete sektor) gjithe te perlyer ne korrupsion
Por thelbi ketij denuncimi eshte Se Edvin Kristaq Rama po rikthen keto pinjoll te ketyre familieve koministe qe Shkodra i largoj me vote dhe me plumba nga pushteti( kujtoj vrasjen e kriminelit Xhemal Selimi ne Mars te 1992)
Tani e Edi Rama po provokon Shkodren perseri me vendosjen e ketyre ne poste Drejtuese dhe cfare eshte me keqja duke vendosur njerez pa moral ne krye te Institucioneve
Shpresoj qe Shkodra Te mbledhi vetin dhe mos ta dorezoj nderin e vete ne duart e Luan Harushes me shoke
Kete informacion mund ta publikoni”
Senida Mesi: Si e deleguar nga kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, z.Balla, iu përcjell urdhrin e kryeministrit që kandidatja për Kryetare Këshilli të jetë grua. Për këtë, ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga t.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia. (zhurmë në sallë)
Tereze Brigja: Nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni. Por e njohur KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë mos të shtojmë turpin…
Senida Mesi: Të mirëkuptoj! Nuk heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndodhin shpesh edhe kur jemi në Këshill Bashkiak.
Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jemi aty, po..po. se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas se kam sjellë ma shumë vota se secili në këtë sallë dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!!
Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt.
Terezë Brigja: Ne jemi në demokraci dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do të doja shumë të ishte Edi Rama këtu, t’i them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS, Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prapë figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite. Kam derdhë djersë. A dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në majë të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë? Nuk e dini se nuk ka të ngjashme në qytet kjo sforco. Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë….se jena malsorë e këna besë! Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prapë na komandoni. Të zhytur në turp!
Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe vjen e na vendos Veto këtu, harron peshën e grupimit të partisë dhe të votës. Dhe të kërkoj hallall që të këna ba deputete, se ma ato vota je bërë deputete!
Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji. Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën.
Dhurata Tyli: Në mbledhjen e të premtes, Kryetari na dha mesazh që të jemi të bashkuar. Nëse ju propozoni Briselën, na je ta vendosim!
Anton Deda: Një sekondë! Jo, ne duam Arvi Osjen.
Lulash Nika: Jeni deputetë të Qarkut, duhet ju të dakordësoheni më parë. Bënu bashkë dhe dilni me një propozim.
Senida Mesi: Po e kemi dakordësuar me deputetët. Vendosëm Brisela Kadia.
Luan Harusha: Ky është një propozim, vendimet i merrni ju!
Luan Heta: Situata është e paprecednetë. Nuk i vemë faj askujt… Ne kemi humb pa kundërshtuar dhe kjo nuk na falet. Ngjan em një mallkim! Jam plotësisht dakort me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzën se e doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju të bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe në emër të KM dhe T.Ballës!!!
Senida Mesi: Ne kemi urdhër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurëne Këshillit Bashkiak.
Bledina Nika: Kjo mënyrë komunikimi e jotja moj Senidë, iu jep rezultatnin që merrni në qytet…
Teuta Zaja: Prezenca e madhe e grave në këtë sallë, na imponon më shuëm qetësi dhe vetëpërmbajtje! Le të tregojmë qytetari! Ndoshta Senida u shpreh gabim. Por me sa e njoh unë figurën e Briselës jam dakord që të jetë një grua, por me qëllim që ta pjekim këtë vendim këtu. Pastaj të diskutojmë nëse duhet Nersada, Aurora, Diana.