Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në hotel “Tokyo Star” në Odessa, në jug të Ukrainës.
Si pasojë e një zjarri që ra në hotel, kanë gjetur vdekjen të paktën tetë persona ndërsa dhjetë të tjerë u plagosën.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë evakuuan gjatë mbrëmjes së djeshme 150 persona të tjerë nga 273 dhomat e hotelit, për të evituar të tjera viktima.
Shërbimi Vendor i Emergjencave ende nuk e ka specifikuar shkakun e fatkeqësisë dhe nuk ka sqaruar se sa njerëz kishte në hotel në kohën e rënies së zjarrit.
Forcave zjarrfikëse iu deshën rreth tre orë për të zbutur flakët, të cilat dogjën rreth 1.000 metra katrorë sipërfaqe.