Zv.kryeministri, Erion Braçe është treguar shumë i ashpër me një kantier të hapur në zonën pranë stadiumit “Arena Kombëtare”, ngjitur me Parkun e Liqenit Articial në kryeqytet.
Braçe ka bërë një status të fortë në rrjetet sociale pak ditë më parë, ku lëshon një lum me akuza të rënda ndaj një biznesmeni që po ndërton një pallat në atë zonë dhe sipas Braçes po i shkel të gjitha normat dhe rregullat ligjorë.
Në fakt, pallati për të cilin ankohet Braçe është duke u ndërtuar pikërisht nga Pandeli Carapuli, që njihet si mik i afërt me kryeministrin Rama, por edhe më kryebashkiakun Veliaj. Por emri i Carapulit nuk është përmendur vetëm nga Braçe dhe aq më tepër në këtë rast.
Ai është akuzuar nga opozita për abuzime të mëdha me tenderin që fitoi firma e tij Eurocol për ndërtimin e godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por edhe të Parkut Olimpik në Tiranë.
Reagimi i plotë i Erjon Braçes:
Prej dritares sime:
KANTIERI I MADH I
PYLLIT ORBITAL TE BETONIT!
Une nuk e di se kur do gjendet nje ekuiliber midis ketyre qe duan te fitojne e te fitojne dhe, ne te tjereve qe duam te jetojme e te jetojme!
Si ka mundesi qe keta qe fitojne e fitojne, as e paten e as do e kene kulturen e mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike, per te gjithe! Shiheni, njeri nga keta e zuri gjysmen e trotuarit; e quan rrethim kantieri! Deri tre dite me pare, te shtunen, ishte ne kufijte e tij, sot jo me! Tre dite me pare, bertita une, u be sikur u reagua! Madje dhe investitori me shkruajti, donte gjysmen e trotuarit.
I thashe dhe atij, ne kete qytet nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni, por edhe ne qe duam te jetojme si njerez.
As kuptoi e as u bind! Trotuari sot eshte i zene ne gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire!
Nje vit me pare, ne kete rruge u investuan 1 milion USD.
U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me;
U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me;
U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes;
U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit!
Madje madje, ndodh edhe me shume se kaq;
Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert,duke i rrezikuar me jete te gjithe!
E pse?
Qe te fitojne e fitojne keta dy investitoret e medhenj.
Ne tabele, duket nje rruge alternative, por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke!
Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do egzistoje ndonjehere!
E shkaterrojne parellinjte!
Nga ish rruga Faik Konica, nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda, kalofshi nje dite te mire!