• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vdiq papritur, kush është Gjergj Xhuvani, regjisori më i mirë shqiptar pas viteve ‘90

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Vdiq papritur, kush është Gjergj Xhuvani, regjisori më i mirë shqiptar pas viteve ‘90
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pa Gjergj Xhuvanin, kinematografia shqiptare nuk do të jetë më e njëjtë. Ai u nda nga jeta në moshë të re, pasi nuk e përballoi dot luftën me një sëmundje të rëndë, me të cilën përballej prej kohësh dhe që kishte vendosur të kurohej në Itali.

Xhuvani është pjesë e brezit të artistëve shqiptarë që krijuan dhe kontribuan në periudhën e e pas viteve 90’, duke shkëlqyer në disa disiplina. Skenarist, regjisor, producent, por edhe aktor janë fushat e kinematografisë ku ka lëvruar Xhuvani, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në historinë e artit shqiptar.





I lindur në vitin 1963, Gjergj Xhuvani nuk eci në gjurmët e babait të tij, shkrimtarit të njohur Dhimitër Xhuvani, por zhodhi një tjetër fushë të artit. Në vitin 1986 Gjergj Xhuvani u diplomua në Akademinë e Arteve, duke spikatur që në këtë periudhë për talentin dhe sqimën e tij të veçantë.

E filloi karrierën si asistent regjisor, derisa në moshën 24-vjeçari shpërtheu, duke drejtuar filmin e tij të parë ‘’Bardh e Zi’’ në vitin 1990. Në këtë film ai ishte skenarist dhe regjisor njëkohësisht. Partnere jete dhe skene, Gjergji zgjodhi të kishte Luiza Xhuvanin, më të cilën i dhuruan publikut shqiptar disa nga filmat më të bukur të 30 viteve të fundit.

Në vitin 1995, ai prodhoi filmin “Dashuria e fundit’’, ku Luiza luante rolin e një prostitute. Më pas ai prodhoi në vitin 1999 ‘’Funeral Business’’ duke kontribuar si producent dhe skenarist.

Kulmi i karrierës së tij regjisoriale erdhi në vitin 2001, kur drejtoi dhe nxori në ekran filmin e njohur ‘’Parrullat’’, një komedi-dramë nga epoka e diktaturës. Ky film bashkoi një numër aktorësh të njohur të ekranit shqiptar, si: Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Artur Gorishti, Luiza Xhuvani, Niko Kanxheri etj. Filmi pati sukses dhe u hyri në listën e ‘’Çmimeve Oskar për Filmin më të mirë të Huaj’’ në vitin 2002, por nuk arriti të kandidohej.

Ai vazhdoi të prodhonte filma të tjerë interesantë si: I dashur armik (2004) dhe Lindje, Perëndim, Lindje (2008), ku u vlerësua pozitivisht nga kritika dhe u përfshi për herë të dytë në listën e filmave të huaj më të mirë për ‘’Çmimet Oskar’’ në vitin 2009, por sërish qëlloi i pafat.

Nëse në art shkëlqeu dhe bashkë me Luizën i dhuruan shumë publikut shqiptar, ndoshta i vetmi peng i Gjergj Xhuvanit mbeti djali i tij i mbrapshtë, Kostandin Xhuvani. Ky i fundit është në burg si autor i një vrasje të katërfishtë në Tiranë dhe është i dënuar me 35 vite heqje lirie.

Gjergj Xhuvani vdiq teksa po punonte për xhirimin e filmit ‘’Liqeni im’’.

Produksioni i Gjergj Xhuvanit:

Regjisor

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri

Lindje, perëndim, lindje – (2008)

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001)

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardhë e zi – (1991)

Skenarist

Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri

I dashur armik – (2004)

Parullat -(2001

Funeral Business – (1999)

Dashuria e fundit – (1995)

Një ditë nga një jetë – (1994)

E diela e fundit – (1993)

Bardh e zi – (1991)

Producent

Funeral Business – (1999)

Një ditë nga një jetë – (1994)

Aktor

Edhe ne luftuam – (1981) (TV).”

Etiketa: Gjergj Xhuvanivdekja e gjergj xhuvanit
Pas

Meta “me sytë e tigrit”, poston videon nga malet e Kosovës në versionin Rocky Balboa

Para

Zjarr masiv në Patos, flakët përpijnë ullishtat

Para
Zjarr masiv në Patos, flakët përpijnë ullishtat

Zjarr masiv në Patos, flakët përpijnë ullishtat

Të Gjitha

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

nga Fast News
09:03 | 05/07/2025
0

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

nga Fast News
08:57 | 05/07/2025
0

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

Banka e Shqipërisë uli koston e lekut, cfarë pritet të ndodhë tani?

nga Fast News
08:30 | 03/07/2025
0

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

Njerëzit e suksesshëm nuk i tregojnë të gjitha

nga Fast News
08:00 | 03/07/2025
0

Recent News

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

U testua fillimisht 101 vjet më parë, a është ky avioni i së ardhmes?

09:03 | 05/07/2025
Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

Rama premton ndërhyrje tek cmimi i naftës, ja qëndrimi i kompanive importuese

08:57 | 05/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar