• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Dosja Hajdari”, Izet Haxhia kërkon Berishën, në shtator ndahet shapi nga sheqeri

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Dosja Hajdari”, Izet Haxhia kërkon Berishën, në shtator ndahet shapi nga sheqeri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ashpërsohet beteja sa i takon rihapjes së dosjes “Hajdari”. Një vit më parë Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia dhe premtoi se do të tregojë të vërtetat e ekzekutimit të Azem Hajdarit.

Por gjyqi ndaj tij nuk ka ecur sipas parashikimeve, pasi ka pasur jo pak pengesa rrugës. Në seancën e fundit, Haxhia kërkoi që të gjykohet jashtë qelie, gjë që nuk u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

Por kjo është kundërshtuar nga Haxhia dhe avokatët e tij, të cilët i janë drejtuar Apelit. Sot do të zhvillohet gjykimi i çështjes së masës së arrestit për Izet Haxhinë në Gjykatën e Apelit. Por edhe kjo seancë pritet të shoqërohet me debate të forta. Në seancën e shkuar gjyqtari e nxori nga salla Haxhinë, pasi ky i fundit e akuzoi se po mbante krahun e Berishës. Por gazeta ka mësuar se Haxhia ka shfaqur pakënaqësi dhe ndaj trupës që është zgjedhur në Apel.

Mes 3 emrave që do shqyrtojnë kërkesën e tij është dhe Asim Vokshi. Haxhia ka shfaqur kritika ndaj tij, duke pretenduar gjithashtu se është pjesë e rrjetit të Sali Berishës dhe familjes së tij. Pritet që në seancë të kërkohet largimi i tij po për këtë arsye. Por pas kësaj seance, hapet rruga e vijimit normal të seancave gjyqësore ndaj Haxhisë.

Pavarësisht se si do të vendosë Apeli, më 6 shtator do mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj Haxhisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Aty do përcaktohet dhe kalendari për dorëzimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Gazeta foli me Idajet Beqirin, avokatin e Izet Haxhisë, i cili tha se Berisha do jetë personi i parë që do të kërkohet të thirret si dëshmitar në gjykatë.

“Në shtator do të fillojë rigjykimi i çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit dhe dëshmitari i parë që do të thirret në këtë rigjykim është Sali Berisha, i cili ka dijeni të plotë rreth vrasjes së ish deputetit Hajdari dhe se është pikërisht ai që ka folur për herë të fundit dhe që e nxori në pritë Azem Hajdarin”, tha avokati. Pra pritet që në shtator të kemi një betejë të fortë sa i takon dosjes “Hajdari”. Haxhia ka kërkuar disa herë që të përballet me Berishën, pasi akuzon atë si përgjegjës për eliminimin e Hajdarit. Mbetet të shihet çfarë do vendosë gjykata, por nëse ajo pranon kërkesën, ligji parashikon shoqërim dhe me forcë.

Dëshmitë

Izet Haxhia pritet që të thërrasë për dëshmitarë rreth 42 emra në gjykatë. Nga këta 8 janë më të spikaturit dhe që kanë dijeni mbi ngjarjen. Një ndër ta është Zenel Neza, ish-truproja i Azem Hajdarit, i cili u qëllua gjatë atentatit. Ai ishte prezent kur ndodhi sulmi dhe është personazhi kryesor që ka parë në sy vrasësit. Madje Zenel Neza është personi i parë i cili pati kontakt me Berishën dhe ky i fundit i pëshpëriti në vesh kur ishte në spital.

Emër tjetër është Marjan Gryka. Edhe ky i fundit ka qenë truproja i Hajdarit. Në disa intervista ai ka akuzuar si vrasës të Hajdarit, ish-kryeministrin Berisha. Emra të tjera që kanë qenë në të njëjtën linjë janë Jaho Mulosmani dhe vëllezërit e Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, të dënuar si autorë të ngjarjes. Ata e kanë mohuar krimin dhe po ashtu kanë akuzuar Berishën. Grupit i bashkohet Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH, që po ashtu pretendon se Berisha ka gisht në ngjarje.

Një tjetër emër është Ylli Rakipi, gazetari ka qenë prezent në rrëfimin që Zenel Neza ka dhënë para Berishës në spital. Rakipi e ka regjistruar bisedën, por nuk dihet se ku ajo ka përfunduar. Tjetër emër është Astrit Muldaka. Ai është dëshmitar i penduar i ngjarjes, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e atentatit dhe ka qenë ai që ka siguruar makinën me të cilën lëvizën atentatorët.

Pra shtatori pritet të jetë i vrullshëm, ndërkohë që kulmi i procesit do jetë kur reforma në drejtësi të ketë hyrë në fazën finale. /sot.al

Etiketa: Izet Haxhia
Pas

Thellohet skandali i Valdrin Pjetri, ja si e mori certifikatën sigurie, është futur në sekrete shtetërore

Para

Meta fjalë të ndjera për regjisorin Xhuvani: Humbje shumë e madhe

Para
Meta fjalë të ndjera për regjisorin Xhuvani: Humbje shumë e madhe

Meta fjalë të ndjera për regjisorin Xhuvani: Humbje shumë e madhe

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

nga Fast News
15:00 | 04/11/2025
0

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

nga Fast News
14:30 | 04/11/2025
0

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

Rama njofton rritjen e pensioneve nga janari, ja sa do të bëhen

nga Fast News
13:48 | 04/11/2025
0

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

Del progresraporti/ Emigrimi problem, KE apel: Shqipërisë “po i ikën truri”

nga Fast News
13:39 | 04/11/2025
0

Recent News

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

Lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave, AIF kërkon kujdes nga bankat dhe noterët

15:00 | 04/11/2025
Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

Komisioni Evropian vë vulën: Shqipëria nuk është ende gati për zhbllokimin e IPARD 3

14:30 | 04/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar