Pas përplasjeve të forta, Arben Malaj vijon të ketë nën shënjestër kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Por ndryshe nga herët e tjera, ish-ministri i Financave ka zgjedhur të përcjellë një mesazh të fortë duke publikuar një foto të Veliajt, ku ky i fundit shfaqet si turk, me mustaqe dhe me yllin komunist.
Madje ai e ka quajtur dhe në gjuhën turke: Xhaxhai i Zi, duke e ironizuar kështu edhe për vendosjen e memorialit të të rënëve në Turqi në liqenin artificial të Tiranës.
Malaj nuk ka preferuar të komentojë më tej foton, duke vendosur thjesht përshkrimin: No koment!
Kujtojmë se kohët e fundit Arben Malaj ka qenë një nga zërat më kritikues të Erion Veliajt.
Në deklaratat e tij ai është shprehur se Veliaj është një njeri I babëzitur që po vjedh qytetarët e Tiranës.