• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ngjela bën parashikimin e fortë: Kjo reformë do pushtojë gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ngjela bën parashikimin e fortë: Kjo reformë do pushtojë gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar sërish aktualitetin në vend.

Me anë të një komenti të nisur me një shprehje të Haki Pashës, gjeneralit të Ushtrisë Gjermane, Ngjela flet dhe për Reformën në Drejtësi.



Sipas Ngjelës kjo reformë do të pushtojë gjithë botën shqiptarë në Ballkanin perëndimor.

Ai shton gjithashtu se Reforma në Drejtësi do të krijojë një reaksion zinxhir reformues në të gjithë botën shqiptare në Ballkan dhe do të fillojë realisht përmbushjen e aspiratës shekullore shqiptarë për bashkim kombëtar.

KOMENTI I PLOTE I SPARTAK NGJELES

Haki Pasha, statist turk, ka thënë në fund të Shekullit të XlX- të: “po doli në shesh historia e shqiptarëve, nuk ka më Perandori Osmane

l.

Por, të shkruarit e vërtetë të historisë së shqiptarëve nuk rrëzonte atëherë, sikurse dhe sot, vetëm osmanët, por edhe Serbinë, edhe Malin e Zi, edhe Greqinë, edhe Maqedoninë.

Kjo është arësyeja që, dhe sot, të gjithë këta shtete kanë frikë nga historia e vërtetë e shqiptarëve. Prandaj, mos u çuditni që edhe sot, si në 150 vjet rresht, të gjithë këta shtete janë lëshuar të blejnë krerët e Shqipërisë për të kontrolluar gjendjen në Shqipëri. Sepse, që pas pavarësisë së Kosovës, po i shqetëson ngritja e frymës së shqiptarizmit kudo në Ballkanin Perëndimor.

Por, të gjithë bashkë, sidomos, duan që të frenojnë përkrahjen e madhe amerikane ndaj Shqipërisë dhe rishikimin e historisë së vërtetë të shqiptarëve. Domethënë, i tremb rishikimi i të vërtetës për të gjithë vijën historike pellazgo-iliro-arbërore, dhe i të vërtetës së pushtimit çnjerëzor turko-sllav të Shqipërisë reale.

Madje sot, shërbimet e këtyre shteteve, dhe vetë politikat e tyre, janë derdhur të blejnë edhe korpusin qëndror mediatik të Shqipërisë, edhe atë të Kosovës. Dhe shumë kanë blerë se duan që, me çdo kusht, të fitojnë luftën e tyre kundër rivlerësimit historik të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por, e kanë të pamundur ta fitojnë këtë luftë, ndonëse me ta bashkë është edhe Rusia.

ll.

Sidomos tensioni më i madh është ngritur në këto muaj e fundit, sepse po e shohin që, me triumfin e kryer të Reformës në Drejtësi nuk do të kenë më aspak terren në Shqipëri, dhe janë të trembur me reaksionin e Reformës në hapësirën arbërore. Sepse kjo reformë do ta pushtojë të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kudo ku ka shqiptarë, edhe në Serbi, edhe në Greqi, edhe në Maqedoninë e Veriut, edhe në Mal të Zi. Madje, duhet theksuar se edhe memoriali neoosman i Erdoganit dhe Ramës, i ngritur tani në Shqipëri, refleks i reaksionit aktual antishqiptar i pushtuesve të territoreve shqiptare është.

I gjithë ky reaksioni është i kuptueshëm, sepse Reforma në Drejtësi në Shqipëri pritet të krjojë patjetër reaksion zinxhir reformues në të gjithë këtë botë shqiptare në Ballkan, dhe do të fillojë realisht përmbushjen e aspiratës shekullore shqiptare për bashkimin kombëtar.

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ka pritur gjithmonë nga Shqipëria, por kjo ka qenë vijimisht e bllokuar nga vetë shqiptarët, krerë dhe sundues, të blerë prej fqinjëve pushtues.

lll.

Të gjithë këta, më shumë, kuptohet se i ka trembur aleanca shqipraro- amerikane, sepse e ndiejnë që një Reformë në Drejtësi në ringritjen e shtetit shqiptar, me forcën e politikës amerikane, i këput të gjitha lidhjet e tyre në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Dhe nuk është vetëm kaq, por, si rrjedhojë, vjen edhe rishkrimi i vërtetë i historisë së Shqipërisë nga vetë influenca amerikane dhe ajo gjermane.

Në fakt, ky do të jetë fundi absolut i pushtimit të tokave arbërore, por edhe fundi i represionit antishqiptar në tokat e pushtuara. Kjo kohë pritet të sjellë pikërisht atë që kishte frikë statisti turk Haki Pasha. Dhe, prandaj iu ka hyrë një frikë, edhe brenda Shqipërisë, të gjithë krerëve që kanë sunduar në këta 30 vjet.

 

 

Etiketa: paralajmerimi i spartak ngjelesReforma ne drejtesi
Pas

E ndërtuar e gjitha me gurë, Sonila Meço prezanton supervilën e saj në fshatin turistik (FOTOT)

Para

Doli për të pirë kafe, gjendet i pajetë një person në Delvinë (EMRI)

Para
Doli për të pirë kafe, gjendet i pajetë një person në Delvinë (EMRI)

Doli për të pirë kafe, gjendet i pajetë një person në Delvinë (EMRI)

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar